Pas urdhrit të SPAK që shtypi të mos botojë më dëshmi të Nuredin Dumanit rreth planeve të tij kriminale, Muli arriti të zbulojë arsyen e vërtetë të këtij urdhëri:
“Të dashur demokratë!
Opinioni publik ka dy javë që argëtohet me dëshmitë e Dumanit para prokurorëve, të cilat dalin në publik nga vetë prokurorët.
Për dy javë ne nuk lanë emër krimineli pa mësuar dhe po ashtu çdo plan të tyre.
Pse tani po kërkojnë t’i ndalojnë?
Arsyeja do t'iu trondisë.
Sipas burimeve tona të sigurta nga gazetarë të lidhur me prokurorë, këtë javë do dilnin në shtyp dëshmitë e Dumanit se si Lul Basha ka paguar për të vrarë Doktorin.
Burimet tona të besueshme bëjnë me dije se Luli i ka ofruar Dumanit 500 mijë euro ta vrasë Doktorin në Foltoren e Fierit, dhe t'ia hedhin fajin Edi Ramës.
Atentati ka qenë i mirëorganizuar, por në minutat e fundit, Luan Baçi i ka vënë gjoksin Doktorit, duke i dalë para, dhe snajperisti ka parë një tatuazh me drapër e çekan dhe ka menduar që duhet të jetë ndonjë komunist, dhe jo Doktori, dhe nuk ka shkrepur armën.
Pasi rreziku është larguar, Luani ka zënë vendin e vet në tribunë dhe ka kërkuar të identifikohet snajperi që ka qenë në një taracë godine në krah.
Aty njerëzit kanë parë makinën e Lul Bashës që ka larguar snajperin nga vendngjarja.
Të gjithë këto detaje Dumani ja ka shpjeguar prokurorit dhe ai tani kërkon që t’i censurojë, por ne e kemi dëshminë e plotë, e cila do publikohet tek faqja e Doktorit.
Jo pesë, por pesëdhjetë vjet të dënohem, unë do ta bëj publike atë për Doktorin”.
Lini një Përgjigje