Muli zbulon se CIA përgjon Zeni TV

23 Prill 2024, 21:22Antena TEMA

Muli sot e thirri shumë i shqetësuar Lelon për të diskutuar mbi përgjimet që CIA ka bërë mbi Zeni TV. 

Në raportin e Departamentit të Shtetit ata kishin zbuluar pa dashje se drejtuesit e Zeni TV përgjonin gazetarët e tyre, postën elektronike dhe komunikimet se çfarë mendonin. 

-Kjo tregon se CIA përgjon Zeni TV, i tha Muli, Lelos.

Ndryshe nga do ta mernin vesh ata se çfarë bën Zeni. 

-Është dhe më keq, i tha Lelo.

Mund të kenë spiune brenda që i raportojnë.

U kam thënë disa herë duhet të spastrojnë me fshesë të hekurt gjithë njerëzit e dyshimtë aty. 

-Po ça të pastrojnë, i tha Muli.

Ata kanë gjithë gazetaret e Sorosit aty.

Njëri ka qenë drejtor i qendrës së Sorosit në Tiranë, tre të tjerë të sponsorizuar nga Sorosi tërë jetën.

Ata i kanë marrë me shpresë t'ia fusin Sorosit, por hajde merre vesh tani se kush ja ka futur njëri- tjetrit. 

-Po të jetë kështu dhe unë jam sponsorizuar nga Soros, tha Lelo, por kjo nuk do të thotë gjë.

Edhe Orban ka qenë me bursë nga Sorosi në Oksford, por është armiku më i madh i Sorosit.

Nuk është mirë të ngremë dyshime.

Ne jemi ndarë me Sorosin se e kuptuam që ai është armik i demokracisë. 

-Dakord jam, tha Muli. Nuk po e marr në tërësi, por po them që s’ke kujt i vë gishtin.

Ndaj është më mirë të themi që na ka përgjuar CIA, se kështu dhe heroizohemi.

Merre me mend që Gaz Spahia tani dhe Zeni, janë bërë më të frikshëm se Bin Ladeni, duke i përgjuar CIA. 

-Epo duhet të shikojmë anën positive, tha Lelo.

Kjo ka shumë rëndësi. Kështu ndjehemi më të fuqishëm se kurrë.

Është hera e parë në histori që raporti i Departamentit sulmon një media që përgjon gazetarët duke treguar pa dashje se CIA e përgjon atë media.

Do t’i themi Doktorit ta thotë nga penxherja këtë. 

Lini një Përgjigje