Muli sot e thirri Lelon më herët më kafe.
-Kemi hyrë në krizë, i tha.
Kjo kulla na e ngushtoi rrezen e goditjes dhe tani na ka mbetur armik vetëm lali Eri.
Atij duhet t’i ngarkojmë gjithë inceneratorët.
Atij duhet t’i ngarkojmë gjithë korrupsionin.
Atij duhet t’i ngarkojmë sulmin ndaj kullës.
Atij duhet t’i ngarkojmë dhe burgosjen e Belerit, se është kryetar i shoqatës së bashkive.
Puna është si ta bëjmë që të kuptohet që na janë rralluar armiqtë, por të duket e besueshme.
-Po ja, ti themi Doktorit që këtë punën e inceneratorëve ta paraqesë si konflikt familjar me Benin dhe t’i thotë që ka dashur t’i arrestojnë ish- gruan.
-Puna është të bëjmë aleat Benin, se po thamë ka dash t’i arrestojnë ish- gruan, mund të gëzohet ai.
-Jo jo se e di mirë unë. Fola dhe me Zenin dhe na duhet kjo.
-Po mire, ja kjo u zgjidh.
Po kjo puna që nga një anë i themi do vesh në burg e nga ana tjetër i themi që do fusësh njerëz në burg, nuk shkon.
Ose duhet të biem dakord që ky ka pushtet në drejtësi e fut njerëz në burg, ose do pranojmë që me këtë skandal do ta fusin në burg.
-Vëlla ti e di që tek Foltorja nuk mendojnë, vetëm dëgjojnë.
S’ke pse vret mendje kot a ka kuptim ajo që thua.
-Po të jetë kështu atëhere më mirë themi që dhe gjithë korrupsioni në rang vendi ndodh prej Veliajt se frymëzohen prej tij.
-Dhe këtë e themi, s’ka problem.
-Tek ky sulmi ndaj kullës duhet ndryshuar goditja.
Duhet thënë që ky Arlind Qorri është vegël e lali Erit se janë të Sorosit. Se dhe këtë ai e bën
-Kjo po. Ça ka Soros, e hanë këta tanët. Ishalla nuk vdes nga vapa këto ditë ai.
-Dhe këtë Belerin them t’ia lëmë lalit.
Ai ka shok atë Micotaqisin e Athinës.
Ai i ka thënë atij ne po e fusim në burg Belerin, ti eja në protestë ndaj Ramës dhe bëhesh hero në Greqi.
Dhe ai e ka pranuar skemën.
-Kjo është bombë fare, tha Muli.
Me këtë akuzë Edi Rama ka gjithë mundësinë ta kuptojë që lali Eri po nis luftën e tretë italo- greke.
Ka thirr Melonin si Musolinin në Vlorë, këtej ka thirr Micotaqin në Himarë dhe Beleri i shkretë si Daut Hoxha kurban.
Lini një Përgjigje