Muli dyshon se Belo dhe Gazi po i detyrojnë të lavdërojnë SPAK 

28 Mars 2024, 21:00Antena TEMA

Arrestimi sot i drejtorëve të Bashkisë së Tiranës, pas denoncimit të Belos, e bëri xheloz Mulin.

Lelo erdhi i gëzuar në kafe, por Muli ja preu pak hovin.

-Mirë ky Gazi, i tha, po tani na u shtua dhe Belo.

Ne punojmë e ropatemi, kurse këta të SPAK shpërblejnë këta të dy.

Kam frikë se duan të na i imponojnë si udhëqësa.

-Unë mendoj që është pozitive që SPAK reagoi pas akuzave të Belos, tha Lelo.

-E ke gabim, i tha Muli.

Kjo na hedh në erë gjithë kauzën tonë.

Ne tani duhet të dalim dhe të lavdërojmë SPAK.

Ky është kurth. Nuk mund ta bëjmë kurrë.

SPAK gjithë këtë e bën vetëm që të na përçajë akoma, që Gazi dhe Belo të jenë me SPAK dhe unë e ti me Doktorin.

Ah, dhe Tritani se harrova.

Pra është e gjitha skemë komploti për të na përçarë dhe për të na detyruar të lavdërojmë SPAK.

-Nuk më kishte shkuar mendja, tha Lelo, por ne e kemi në dorë mos ta lavdërojmë SPAK

-Ka dhe një gjë tjetër, tha Muli.

Ka një rivalitet mes Belos dhe Gazit.

Gazi e mori vesh që SPAK do bënte arrestimet dhe doli me atë historinë e Olsit, që e ka thënë Doktori, Luli dhe unë që nga 2016 çdo vit.

Bënte sikur e kishte zbuluar sot.

Donte të sfumonte suksesin e Belos. Ky është shumë problem.

Ai ka mundësi është i lidhur dhe me Erion Veliajn.

-Interesante, tha Lelo. Dhe të dy nuk më kanë pyetur fare mua që drejtoj marredheniet publike.

Ke të drejtë, është komplot.

Lini një Përgjigje