Mulit i gjen portofolin  humbur të folësit në miting 

8 Korrik 2022, 18:57Antena TEMA

Njëri prej folësve në mitingun e djeshëm, disa minuta pasi zbriti nga tribuna bëri një postim në Facebook, ku shpjegonte se i kishin vjedhur portofolin dhe kërkonte t’ia kthenin kartat dhe të mbanin lekët.

Kërkesa u bë virale në rrjet, për shkak se vihej në dyshim integriteti dhe pastërtia e demokratëve në protestë.

Sot paradite Mulit i mbërriti një letër, ku autori shpjegon se është personi që ka gjetur portofolin.

Sipas tij, nga ekzaminimi i gjërave që ka gjetur në portofol, i rezulton se zotëria në fjalë, është një hoxhë i shkolluar në Liban dhe i shpallur në kërkim aty për shkak të abuzimeve në një fondacion.

Për këtë, ai kishte prova.

Në portofol ruheshin disa nga kërcënimet e bëra ndaj tij.

Për këtë arsye ai po mendonte të ikte nga Këneta në Durrës dhe të vinte në Tiranë, se nuk e kishte jetën e sigurtë.

Sa i përket lekëve, gjetësi i portofolit  thotë se lekë nuk kishte brenda, por vetëm ID e tij me emrin e babait, që tregon se personi mban dy identitete nga frika e policisë, ose atyre që e ndjekin.

Letra në adresë të Mulit përmban dhe hollësi të tjera, të frikshme, duke treguar se hoxha në fjale i përket një sekti radikal, martuar me një grua të huaj, vajzë e një kleriku të lartë dhe që kërkon të fuqizojë islamin politik në Shqipëri.

Për këtë arsye ai ka kërkuar të flasë në miting, që të bëhet udhëheqës i njohur mysliman.

Në fund të letrës gjetësi i portofolit i kërkon Mulit që të njoftojë personin në fjalë, të shkoj të marrë portofolin, por para se ta japë, duhet të kthej lekët që i ka borxh atij fondacionit libanez.

Ndryshe Doktori do ta fusë në burg që tani pa ardhur në pushtet, se ai nuk i duron dot hajdutët.

2 Komente

  1. T
    Tarras-Bulba

    HAHAHAHAHA! I modh je o Mero!

    1. Z
      Zeqina sallaksja kurva e llorit

      Hahahaa, sa bukur. Humbi portofolin hoxha? Dua vetem ID jo leket?? O mavri me boje thuaj, mos shko me ne miting per Sali komunistin! Po shkove prape do te marrin dhe breket. Hoxhe efendi!

      Lini një Përgjigje