Mos-shitja e vendit: kryqëzatë kundër investuesve të huaj?

9 Qershor 2026, 19:22Blog TEMA
Mos-shitja e vendit: kryqëzatë kundër investuesve të huaj?

Nga Fatos Çoçoli 

Investimet e huaja direkte mbeten një nga faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit tonë. Parulla "Shqipëria(atdheu) nuk është për shitje" ka qenë një nga sloganet më të spikatura të protestave të zhvilluara gjatë periudhës 31 maj–08 qershor 2026 në Tiranë, Vlorë, Korçë, Londër, Bruksel, Milano, Vjenë, Nju-Jork, Toronto, etj.

Ajo synon të shprehë shqetësimin e një pjese të qytetarëve për mënyrën se si menaxhohen pasuritë publike, territoret me vlerë natyrore dhe projektet e mëdha të investimeve. Megjithatë, kjo parullë, e amplifikuar nga një media ndërkombëtare, e interesuar vetëm të portretizojë pjestarët e familjes së Presidentit amerikan Trump(vajzën dhe dhëndrin) si akaparues të pasurive natyrore të një vendi të vogël e të varfër si Shqipëria, po nxit një debat dhe rrezik të gjerë për interesat tona ekonomike si shtet dhe qytetarë: a po shndërrohet epopeja e "mos-shitjes së vendit" në një qëndrim refuzues ndaj investimeve të huaja në përgjithësi?


Slogan me ngarkesë të fortë emocionale

Historikisht, shprehje të tilla si "vendi nuk shitet", "tokat nuk falen" apo "pasuritë kombëtare nuk jepen" kanë pasur një ndikim të madh emocional në opinionin tonë publik. Ato lidhen me ndjenjën e sovranitetit, identitetit kombëtar dhe mbrojtjes së interesit publik.

Por në debatet moderne ekonomike, çështja nuk është zakonisht shitja e vendit në kuptimin literal të fjalës. Në shumicën e rasteve, bëhet fjalë për investime, koncesione, qira afatgjata, partneritete publike-private ose projekte zhvillimore që operojnë brenda një kuadri ligjor të caktuar. Slogani “vendi nuk shitet”  krijon konfuzion, duke barazuar investimin me "shitjen e vendit" dhe investitorin me "blerësin e vendit". Shumë vende që sot konsiderohen histori suksesi ekonomik, e kanë ndërtuar zhvillimin e tyre mbi tërheqjen e kapitalit të huaj. Irlanda, Polonia, Kroacia, Portugalia dhe vendet baltike kanë përfituar miliarda euro investime që kanë krijuar vende pune, infrastrukturë dhe rritje ekonomike.

Edhe Shqipëria, gjatë tri dekadave të fundit, ka përfituar nga investime të huaja në sektorë të ndryshëm, si në banka tregtare, në energji, në telekomunikacion, në turizëm, prodhim industrial, etj. Por asnjëherë për këto investime, nuk jemi ankuar se “po na shitet vendi!” . Po pse tani disa prej nesh që dalin në sheshe po e bëjnë?

Pa këto investime, ritmi i zhvillimit tonë ekonomik dhe i të ardhurave tona mujore si qytetarë do të kishte qenë dukshëm më ulët.


Rreziku i demonizimit të investituesit të huaj

Problemi lind kur çdo investitor i huaj paraqitet automatikisht si kërcënim për interesin kombëtar. Një qasje e tillë mund të krijojë klimë pasigurie për investimet dhe të dërgojë sinjale negative në tregjet ndërkombëtare. Investitorët kërkojnë stabilitet juridik, parashikueshmëri dhe siguri se projektet do të vlerësohen mbi bazën e ligjit dhe jo të emocioneve politike.

E kemi menduar se, po të na largohen këto 4.6 miliardë euro(investimet ne Sazan dhe në Zvërnec), shumë pak investues të fuqishëm të huaj do të na vijnë paskëtaj? Nëse çdo investim i huaj etiketohet si "shitje e vendit", rrezikojmë të krijohet një anti-kulturë refuzimi,  e amplikuar nga mediat ndërkombëtare, që kanë interesa të tjera në mbulimin e protestave tona, dhe jo pelikanët e Zvërnecit. Kjo anti-kulturë  do të dëmtojë rëndë perspektivën afatgjatë të zhvillimit tonë ekonomik.

Ekonomitë moderne funksionojnë mbi qarkullimin ndërkombëtar të kapitalit, teknologjisë dhe njohurive. Shqipëria, si një vend i vogël me nevoja të mëdha për investime, nuk mund të zhvillohet e izoluar nga ekonomia globale.

Sfida nuk është të refuzojmë investimet e huaja, por të sigurohemi që ato të respektojnë ligjet shqiptare, të mbrojnë mjedisin, të krijojnë vlerë të shtuar për ekonominë tonë, të sjellin përfitime për komunitetetin lokal dhe të jenë transparente dhe të monitorueshme.

Narrativa e "mos-shitjes së vendit" pasqyron shqetësime që meritojnë të dëgjohen dhe të analizohen. Por zhvillimi ekonomik i Shqipërisë nuk mund të mbështetet mbi refuzimin “a-priori” të investimeve të huaja. Një shtet modern nuk matet nga aftësia për të mbyllur derën ndaj kapitalit të huaj, por nga aftësia për ta menaxhuar atë në interes të qytetarëve.

Sfida nuk është të zgjedhim mes sovranitetit (Atdheut) dhe investimeve, por të ndërtojmë institucione të forta, që të na garantojnë se investimet do të shërbejnë për zhvillimin e vendit, pa cenuar interesin publik, mjedisin dhe trashëgiminë kombëtare.

5 Komente

  1. K
    Kryehajduti

    Eshte kryqezate ndaj rame hajdutit. Sepse po shet dhe blen vetem per pushtetin e tij. Po vjedh gjithcka dhe po paralizon gjithe ekonomine nga niveli i papare i korrupsionit dhe abuzimeve. Investotoret e huaj pikerisht prej pazarve te rames shmangin Shqiperine. Zero investime te huaja gjate qeverive super te korruptuara rama

    Përgjigjjuni
    1. d
      dIRE sTRAITS

      Perse Palloshi nuk gjen investitore te huaj per uzina e fabrika e linja prodhuese te cilat pervec punesimit do te ndikojne edhe ne ndryshimin e statusit te Shqiperise nga nje ekonomi 95% konsumatore ne nje ekonomi prodhuese ???? Jo se ju talleni me diktaturen , por Enveri ndertoi fabrika e uzina , dhe mineralet qe ka nentoka i perdorte edhe ketu , e shume artikuj i prodhonte ketu.....kurse Saliu e te tjeret i vune kazmen ketyre fabrikave me pretekstin se "jane komuniste" , njelloj si filmi "Vdekja e kalit" ku u shkaterruan komplekset e kuajve sepse u kishin sherbyer pucisteve.......por Palloshi dhe te tjeret pas tij kane afruar vetem investitore te cileve u kane dhene toka e privilegje thjesht per te ndertuar hotele e resorte per milioneret .....kurse populli mund ti shijoje bukurite e vendit nga televizori , dhe plazh mund te beje aty te vendi ku i do bytha Palloshit.........nuk jemi kunder investimeve te huaja por ato te jene te duhurat dhe ti sherbejne edhe me te varfrit shqiptar , sepse ne radhe te pare "SHQIPERIA ESHTE E SHQIPTAREVE"

      Përgjigjjuni
      1. N
        Noci

        Ne kohen e tij Mbreti Zog perdori koncensionet,qe i jepte konçensionareve shume toke ne perdorim dhe ato ferma u bene me modernet dhe me prodhuesit.I ka dhene per 99 vjet dhe akoma sot nuk eshte përmbushur afati i përdorimit.Shqiperia nuk e humbi pavaresine me ato ferma.Aty punuan shqiptaret per mrekulli.Tani na del se humbim pavaresine pse i shesim token dikujt per te ndertuar diçka ku do te punesojne shqiptaret.Mos harrojne nje nder gjërat e para qe beri parlamenti pluralist pas 1992 ka qene heqja e ketij neni nga kushtetuta

        Përgjigjjuni
        1. a
          astrit

          Mund të shkruani si të doni e si ti pëlqejë qeverisë, por shqiptarët janë të ndërgjegjshëm për pabarazinë sociale që ka vëndi e pabarazia sociale është ndjesia më e pa pranueshme për qënjet njerzore. E tani vazhdoni të bindni veten se kryeministri do më ketë xhan!

          Përgjigjjuni
          1. U
            U

            Cocol,shumica e tyre qe protestojn nuk din nga lidhet gomari,jo te kuptojn se cfare thua ti!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje