Zombit përballë Gen Z!

9 Qershor 2026, 10:56Blog Arbër Hitaj

​Protesta i tulati dhe hutoi partitë e vjetra. Deri tash çdo gjë ishte në kontroll, asgjë nuk e cenonte bashkëjetesën dypolare, me përjashtim të ndonjë zëri tek-tuk nga partitë e reja!

​Por, në një ditë të nxehtë fillim vere, vullkani plasi. Të vërtetat dolën jo në media, por në shesh. Mijëra të rinj, jo thjesht të pakënaqur, mos e ngatërroni, por të revoltuar me padrejtësinë e pabarazinë, kërkuan atë që shumë e mendonin: fund partive përgjegjëse PS dhe PD. Nuk kërkuan fund apo shkrirje, por fund të modelit si funksionojnë! Pa demokraci, me emërime e pakte, shumë herë në dëm të vendit.

Fund pabarazisë, fund injorancës në nivele drejtuese, fund korrupsionit në spitale e kudo, fundin e shumëmerituar.

​Ditët e kaluara ishin si i kemi parë, plot e përplot me entuziazëm. Me qytetari. Me dashuri për vendin e humor pikant. A ka më marketing të bukur për Shqipërinë? Një kolegë gazetare italiane po lavdëronte popullin shqiptar, duke e quajtur një popull të zgjuar që nuk sulmon pabarazinë. Edhe pse ajo nuk i di detajet, që nuk është gjithë populli, por është një gjeneratë që po revoltohet.

​Përballë kësaj situate kemi dy zombit politikë, PS dhe PD. I janë turrur protestës për ta kafshuar e infektuar. Kane virus të fortë, vdekjeprurës, kura ende nuk është zbuluar. PD ka sulur jeniçerët e vet të rinj, që nuk mendojnë por duan të ruajnë imazhin e kryezombit të tyre. E kanë të kotë. Nga zombi në burrë nuk shndërrohesh dot.

​Kryeministri e ka marrë vetë në dorë betejën e infektimit, me bullizimin e tij tipik apo me tallje, e me rëndë akoma, duke nxjerrë biseda private mes miqsh, si me Muç Nanon, në atë që e quan vetë "Mexhlis". Një kod që kur dikur Veliaj e përdorte kundër disa gazetarëve e kritikoi, por ndërkohë qartazi duket që ai e ka mësuar. Ben Blushi e ka bërë një paralajmërim dikur në parlament për "kupën e verës"!

​Zombit janë në aksion, miq. Edhe mund ta fitojnë këtë betejë, por lufta duket e vështirë për t'u fituar. Jeta fiton gjithmonë, pavarësisht se kostoja ka qëne disa breza të djegur.

11 Komente

  1. A
    Agron

    O burra u ber deti kos dhe nxirr dhe ti garuzhdense do ngelesh pa gje

    Përgjigjjuni
    1. B
      Beni

      Hitaj gazetari me me bole dhe intelektual, bravo

      Përgjigjjuni
      1. U
        Ufff

        Duket shume qarte qe protestuesit dhe mbeshtetesit e protestes jane te gjithe kalamaj te papjekur dhe influencera e tik tokersa. Jeni ne demokraci o njerez!!!! Nuk te pelqen si e drejton partine ai??? Bej partine tende dhe beje me meritokraci sic e do vete, dhe futu ne zgjedhje konkuroje me modelin tend!!! Mos harroni qe edhe saliu me vota ne zgjedhje humbi!! Keshtu qe lejini denglat feminore se po u sollet si femije, si femije do trajtoheni. Nuk ka revolucion ne mes te evropes. Nuk ka permbysje sistemi zgjedhjesh ketu. Po kerkuat keshtu gjerash, do ju futet ramsi ne dru dhe evropa do thote mire ja u bere atyre revolucionareve.

        Përgjigjjuni
      2. F
        Franz Kafka

        kjo protesta blogereve eshte katastrof. Imagjino te marri drejtimin e vendit Suada e tiktokut dhe Kozaku. Kjo eshte Gen Z(ombie)

        Përgjigjjuni
        1. A
          Arjani

          E kam.paragjykuar Hitaj se me dukej i PS por me lete kurajo qe po tregon duket nuk eshte ushtar i asnjerit.respekte

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sejkua

            Arber je cun king e elitar futu ne politike se po tregon trimeri sa 140 deputet te tredhur

            Përgjigjjuni
            1. R
              Rama

              Ouuu po e dredh Merua! Shikoni kur ti nxjerr kartelen Palloshit perseri.

              Përgjigjjuni
              1. C
                Cercis topulli

                Arbrin e njoh mire djal me karakter dhe kurajoz asnje se ka kap dot ky eshte problemi i tij qe nuk eshte drejtor a minister.rebel qe i vogel.me merziti qe mbronte ramen por me pelqen shume qe i bie.hallall hite

                Përgjigjjuni
                1. c
                  ccc

                  Gen Z apo Gen VLK?!

                  Përgjigjjuni
                  1. F
                    Flamuri

                    Hitaj po je kurajoz si thone dili kunder Rames e Berishes,ti je i vogel bashke me ata cerat qe protestojne para atyre legjendave

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Bido

                      Ju jeni agjent i grekut si gjirokastrit qe je per ata punon kunder shqiperise kunder zhvillimit kunder kryeministrit vizionar

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje