5 shtetas bullgarë në Britani akuzohen për spiunazh për Rusinë

21 Shtator 2023, 16:03Bota TEMA

5 shtetas bullgarë në Britani akuzohen për spiunazh për

Pesë shtetas bullgarë në Mbretërinë e Bashkuar do të akuzohen për komplot për të kryer spiunazh, tha Shërbimi i Prokurorisë së Kurorës.


Tabliodi britanik 'Daily Mail' raportoi se bëhet fjalë për tre burra dhe dy gra: Orlin Roussev, 45 vjeç, Bizer Dzhambazov, 41 vjeç, Katrin Ivanova, 31 vjeç, Ivan Stoyanov, 31 vjeç, dhe Vanya Gaberova, 29 vjeç. 

Nick Price, kreu i Divizionit Special të Krimit dhe Kundër Terrorizmit të Shërbimit të Prokurorisë së Kurorës (CPS), tha: "CPS ka autorizuar një komplot për mbledhjen e informacionit që synon të jetë drejtpërdrejt ose indirekt i dobishëm për një armik dhe dëmton sigurinë dhe interesin e shtetit. Personat e kanë kryer aktivitetin midis 30 gushtit 2020 dhe 8 shkurt 2023”, raporton Daily Mail.

Pesë bullgarët u arrestuan në shkurt në bazë të Aktit të Sekreteve Zyrtare Britanike pas bastisjeve në pronat në Londër dhe Great Yarmouth në Norfolk.

Akuzat pasuan me një hetim nga Policia Metropolitane, çka solli arrestimin e tyre. Të pestë do të paraqiten në Gjykatën e Magjistraturës së Westminsterit më 26 shtator.

Lini një Përgjigje