Aktualisht gjendemi në një nga momentet më të rëndësishme në historinë 7-dekadëshe të NATO-s: Suedia dhe Finlanda janë të vendosura që t’i bashkohen aleancës, pikërisht kur lufta e Rusisë kundër Ukrainës po arrin përvjetorin e saj të parë.
Megjithatë, Turqia - e vetme nga të gjithë anëtarët - po e ngadalëson shansin e madh për të përfshirë në të Stokholmin dhe Helsinkin. Ndaj është koha që të ndalet kjo pengesë e njëanshme e Ankarasë dhe që kjo e fundit të thotë thjesht “po”.
Hezitimi i Turqisë, i udhëhequr nga presidenti Rexhep Tajip Erdogan, është një dhuratë për një kriminel të urryer lufte, presidentin rus Vladimir Putin. Në vitin 2009, kur u emërova komandanti suprem aleat i NATO-s, kryeqyteti i parë që vizitova nuk ishte Londra, pavarësisht se Britania e Madhe ishte mbështetja më e fortë e përpjekjeve tona kolektive në Afganistan, përveç SHBA-së.
Unë nuk zgjodha as të shkoj në Paris, Berlin, Romë, Madrid, madje as në Athinë, pavarësisht nga trashëgimia ime greko-amerikane. Vendi i parë ku shkova ishte Ankaraja, kryeqyteti i Turqisë. E bëra këtë në shenjë mirënjohje për gjithçka që kishin bërë turqit për NATO-n para dhe pas rënies së Bashkimit Sovjetik.
Për vite me radhë, Turqit kishin siguruar trupa, avionë dhe anije për çdo mision të NATO-s, në Afganistan, në misionet paqeruajtëse në Ballkan, në operacionet kundër piraterisë në det, për sigurinë kibernetike e kështu me radhë.
Nën komandën time, ata siguruan aftësitë e duhura luftarake për ndërhyrjen ushtarake të vitit 2011 në Libi, diçka që aleatët e tjerë të mëdhenj zgjodhën ta shmangnin. Sa herë që kërkoja diçka, ata ishin të gatshëm dhe ma jepnin.
U bëra mik me kreun turk të mbrojtjes Ilker Basbug dhe ministrin e jashtëm (dhe më vonë kryeministrin), Ahmet Davutoglu. U takova me gjeneralin Hulusi Akar, i cili është sot Ministër i Mbrojtjes, dhe vizitova shumë baza turke që mbështesin misionet e NATO-s.
Dhe jam takuar disa herë me Erdoganin, që në atë kohë ishte kryeministër.
Ai më la shumë mbresa si një njeri shumë kokëfortë, i vendosur të ndiqte çfarëdolloj drejtimi veprimi që ai mendonte se ishte i duhuri për kombin e tij. Turqia po ndjek këtë qëndrim kundër-produktiv për atë ajo që e sheh si mbështetje të kombeve nordike ndaj grupimeve terroriste në mesin e pakicës kurde të Turqisë, veçanërisht për refuzimin e tyre për të ekstraduar dhjetëra kurdë të kërkuar nga qeveria. Unë mund ta kuptoj këtë qasje.
Dhe qeveritë e të tria kombeve duhet të jenë në një konsultim të ngushtë për t’u siguruar që asnjë veprim i ndonjë anëtari të aleancës të mos dëmtojë sigurinë e brendshme të një anëtari tjetër. Por fakt është që Suedia i ka bërë tashmë shumë lëshime Turqisë gjatë procesit të zgjerimit.
Sfida e madhe për aleancën nuk është terrorizmi, por pushtimi i pandërgjegjshëm i Ukrainës nga ana e Rusisë. Putin vazhdon të ushtrojë presion ndaj Estonisë, vend anëtar i NATO-s, e cila ka një popullsi të konsiderueshme etnike-ruse. Ai flet vazhdimisht për “opsionet e tij bërthamore”, duke kërkuar ta frikësojë Evropën në përgjithësi dhe NATO-n në veçanti.
Kjo është ajo që i ka nxitur dy vendet që deri dje ishin të famshme për neutralitetin e tyre që të aplikojnë për anëtarësim në NATO. Që të dyja ato kanë luftuar kundër Rusisë përgjatë shumë shekujve. Dhe që të dyja qëndruan mënjanë (të paktën teknikisht) gjatë Luftës së Ftohtë, kur një diktaturë brutale sovjetike e kërcënoi gjithë botën e lirë.
Fakti që ato zgjodhën tani të heqin dorë nga neutraliteti i tyre, duhet t’i japë gjithsecilit një ide se sa seriozisht e marrin kërcënimin e Vladimir Putinit ndaj rendit global. Suedia ka një ushtri të teknologjisë së lartë dhe prodhon avionët luftarakë të gjeneratës së pestë “Saab Gripen”, të cilat i kisha gjatë operacioneve tona mbi Libi.
Finlandezët, një komb me vetëm 5 milionë banorë, mund të vendosin në front brenda pak javësh qindra mijëra forca luftarake tokësore të mirë-trajnuara dhe plotësisht të pajisura.
Ne i duam ata në ekipin tonë.
Shumë shpejt, disa anëtarë të NATO-s do të nisin që të pyesin: “Nëse është një zgjedhje midis Suedisë/Finlandës dhe Turqisë, ndoshta duhet që të shohim opsionet tona”. Po kjo qasje do të ishte e gabuar. Turqia krenohet me ushtrinë e dytë më të madhe në NATO, ajo
ka objekte të rëndësishme, përfshirë bazën ajrore Incirlik dhe në Izmir është komanda e përgjithshme të NATO-s për luftën tokësore.
NATO ka nevojë që Turqia të vazhdojë të jetë një anëtare aktive dhe pozitive. Por ajo duhet të pranojë hyrjen në aleancë të Finlandës dhe Suedisë. Askush nuk dëshiron që të zgjedhë mes tyre. I takon Erdoganit që të sigurojë që kjo gjë të mos ndodhë./ Përkthyer nga CNA.al
Shënim:James Stavridis, admiral në pension i marinës amerikane, ish-komandant suprem i aleatëve të NATO-s dhe dekan i Shkollës së Drejtësisë dhe Diplomacisë në Universitetin Tafts, SHBA.
erdoqëni merr fund në maj,vetëm se ka shumë mundësi që të fillojë një luftë civile në turqi!! nëse ai e kupton se do të humbë,mund ta fillojë luftën para zgjedhjeve! nëse fiton me pakicë,posht 50%shit,atëherë ka për ta filluar luftën para se të fillojnë zgjedhjet e reja!! turqia i duhet,është pjesë e NATO,por pa erdoqënin!! diktatorët nuk kanë vënd në një aleancë demokratike!!
doe ti bythqim lulishtesh?
ça ke dash me thon o bir kurve?? e ke në gojë apo po i bën ndonjë tiranë-durrës,që nuk kuptohesh kur shkuran?? mbaro punë me klientin dhe pastaj komento!!klienti të paguan për gojore a dorinë e jo për të ngrënë mutin tim!!
E megjithate Turqia ka ne dore kycin e Dardaneleve.
Edhe?!!! Në Aleksandrupoli, qyteti grek në afërsi të Dardaneleve, është një nga bazat më të mëdha të NATO-s nga ku furnizohet ushtria ukrainase me armatimet më moderne. Furnizimet bëhen në rrugë ajrore dhe nuk nevojitet "kyçi" i Dardaneleve. Pastaj që të dalësh nga Dardanelet në Egje është një rajon nën ombrellën e mbrojtjes së NATO-s që s'kalon dot as miza. Se sa e rëndësishme është Turqia e vërteton embargua amerikane ndaj tyre, rasti i parë që një aleati të NATO-s i mbyllen dyert për blerje armatimesh nga aleanca.
Doli Klimaxi , gabzeri i Janulles ...ik o Klimax se dhjeu Janulla ik e laja me llap ....te qifsha dardanelet e tua , ai po te kercenon se do te dergoje raketat ne Athine ti na tregon Dardanelet e 1000 e me shum viteve ....zgjo o bajge
Po ky gjenerali pse nuk i thoshte te njejtat gjera Greqise kur pengonte per ceshtje inegzistente Maqedonine te hynte ne NATO!? Apo ca te nenes ca te njerkes? Turqia nuk eshte se ka te drejte ne gjithcka po, me shume te drejte se greku ka dhe pervec kesaj eshte shume me e domosdoshme se greku per aleancen.
Brockulla pavend
Mbas renies i murit te berlinit, prishjes te traktatit te varshaves dhe shperberjes ish B.R.S.S.nato humbi qellimin per se ishte krijuar. Koha vertetoi se kjo aleance eshte ne sherbim te perandoris imperialiste angloamerikane, duke sulmuar e pushtuar shtete te pavarura si Irak, Avganistan etj. pa miratim te O.K.B-es dhe sot me luften ne ukrain si produkt te saj, mund te quhet me plotgoje aleanca luftenxitese e me famekeqe ne bote.
Po kur ishte shtete ipavarur Iraku pse solmoi Kuvajtin ne 1990 ?? Apo si shvejk qe je e di historine seprapthi .... Po rusia jote pse e sulmoi Avganistanin ? Ukrainene .....Dhe pse i fut turinjte e saj ne Siri , Afrike e gjetke ?? Ik o dubek , ti je per te kullotur dhite ....injorant i diplomuar
Franc! Nuk jam historian dhe as pretendoj ti mushe mendjen dikujt qe eshte analfabet funksional,si çoban dhish qe jam te siguroj qe nuk ja le ujkut ti haj. Ndersa ti shiko mere nje tufe kaponj deti e nxiri ne kullot.