A po e bojkoton me qëllim Franca, luftën e Ukrainës?

3 Tetor 2022, 18:07Bota TEMA

A po e bojkoton me qëllim Franca, luftën e Ukrainës?

Nga Hugh Schofield, BBC News, Paris

Nëse Franca dëshiron të udhëheqë Evropën në një erë të re të vetëmbështetjes ushtarake, si është e mundur që kontributi i saj në luftën në Ukrainë është kaq i vogël?

Kjo është pyetja e sikletshme e bërë nga disa mendimtarët kryesorë strategjikë në vend, të cilët kërkojnë nga Presidenti Emmanuel Macron të marrë një vendim urgjent për t’i dërguar më shumë armë Kievit.

Analizat e fundit të kryera në terren në Poloni e Ukrainë tregojnë se pjesa franceze e dërgimit të armëve është më pak se 2%, shumë prapa SHBA me 49%, por edhe Polonisë (22%) e Gjermanisë (9%).

“Isha i preokupuar për besueshmërinë e statistikave që e vendosnin Francën poshtë në listën e vendeve kontribuese”, thotë François Heisbourg, i cili është ndoshta analisti i mbrojtjes me ndikimin më të madh në Francë.

“Ndaj shkova vetë në nyjen kryesore të distribucionit në Poloni për të parë se sa tonë armë dërgoheshin vërtet krahasuar me premtimet. Për fat të keq, numrat konfirmuan atë që i druhesha. Franca ishte shumë poshtë në listë, në vendin e nëntë”.

Reagimi zyrtar në Paris është: “Po, por...”

Po, statistikat e ndihmave janë të pakënaqshme, por ka edhe faktorë të tjerë në lojë.

Së pari, zyrtarët e mbrojtjes thonë se masa e vërtetë e ndihmës ushtarake është cilësia, jo sasia. Disa vende po dërgojnë sasi të mëdha pajisjesh të vjetëruara. Franca ka dërguar 18 njësi artilerie vetëlëvizëse Caesar, të cilat tani janë shumë të vlerësuara përgjatë vijës së frontit ukrainas.

Franca, shtojnë ata, është si vendet e tjera perëndimore në reduktimin e armatimeve në kuadrin e përdorimit të parave në fusha të tjera pas Luftës së Ftohtë.

Caesar-ët e dërguar në Ukrainë janë çereku i gjithë artilerisë së lëvizshme të Francës. Ajo nuk mund të ofrojë më tepër pa dobësuar veten në rajone ku është aktualisht e impenjuar, si në Sahel dhe Indo-Paqësor.

“Mund të duket sikur jemi prapa vendeve të tjera, por Franca është plotësisht e vendosur të luajë rolin e saj”, thotë Gjeneral Jérome Pellistrandi, redaktor i National Defence Review.

Këto argumente nuk janë pa vlera, thotë Heisbourg. Problemi është se duke mos qenë më tepër prezente në skenë Franca rrezikon të nxjerrë veten jashtë subjektit.

“Kur isha në Kiev, të gjithë ishin të sjellshëm. Nuk pata përshtypjen se ukrainasit kishin diçka me ne”, thotë. “Në një farë mënyre, kjo është më keq. Pata ndjesinë e qartë se po bëheshim të parëndësishëm”.

Për Heisbourg ekuacioni është i thjeshtë. Ukraina do të flasë me vendet për të cilat e di se kanë gjasa t’i dërgojnë armët që i nevojiten. Për momentin, Franca nuk është një nga to.

Por ka edhe një tjetër rrezik për Francën. Mungesa e saj relative në Ukrainë minon përpjekjet për lidership në çështjen e mbrojtjes evropiane.

Tashmë shumë vende të Evropës lindore janë të vetëdijshëm për Presidentin Macron, për të cilin besojnë se ishte shumë tolerant karshi Putinit në muajt e parë të luftës. Tashmë ka zënë rrënjë fabula që Franca ende ka ndjenja të përziera rreth triumfit ukrainas.

Për Pierre Haroche, i cili jep leksione mbi sigurinë ndërkombëtare në Queen Mary University në Londër, kjo fabul nuk është e drejtë – dhe as nuk është arsyeja për dërgimin e sasive të vogla të armëve nga Franca në Ukrainë.

Megjithatë, ai i qëndron idesë se Franca duhet ta shtojë kontributin sa më shpejt të jetë e mundur, me qëllim që të ri-sigurojë vendet lindore si Polonia se “jemi të gjithë në të njëjtën anë”.

“Synimi i Francës për autonomi strategjike për Evropën përqendrohet kryesisht mbi ndërtimin e industrisë sonë mbrojtëse përmes prokurimeve të përbashkëta. Por nëse dëshiron prokurime të përbashkëta duhet t’u demonstrosh vendeve të tjera se ke të njëjtin vizion për sigurinë tonë të përbashkët”, thotë ai.

“Për ta bërë të arritshëm objektivin tonë të bashkëveprimit evropian, ne duhet t’u tregojmë vendeve të Evropës lindore se bashkëpunimi me Francën dhe përqafimi i idesë së autonomisë strategjike nuk ësht një risk strategjik”.

Dr. Haroche bën thirrje që Franca të dërgojë 50 tanke beteje Leclerc. Heisbourg do të preferonte sisteme të mbrojtjes ajrore, për të cilat thotë se Ukraina ka më tepër nevojë.

“Është njësoj si me fikësin e zjarrit”, thotë Haroche. “Nëse bie zjarr në shtëpinë e fqinjit, është m mirë t’ia japësh menjëherë fikësin e zjarrit, jo të presësh deri sa zjarri të vijë në shtëpinë tënde. Kjo nuk është thjesht mirësi. Është edhe për mbrojtjen tënde”.

11 Komente

  1. N
    Noli

    Nqs ka vend qe mendon dhe vepron ne kuader te nje rendi te ri post - Europian , ky vend eshte Franca. Me mentalitetin e ringjalljes se aleancave te vjetra ajo cfaqet sa per sy e faqe. Per ne shqiptaret kjo histori fillon heret, qe me vrasjen e Themistokli Germenjit dhe pabesise ndaj shqiptareve ne favor te faktorit grek. Akoma skane kerkuar falje. Kjo u duk ne sjelljen "de facto" te ushtarakeve franceze ne Kosove ndryshe nga cfaqja "de jure" e tyre, u duk ne pengesat per hapjen e negociatave per ne BE me Shqiperine, Po duket edhe ne ceshtjen e Ukraines. E verteta e te thuhet.Rusine dhe Serbine qe e kane kaq per zemer ne emer te (pa) drejtesise nuk e shpeton asgje nga e verteta qe dhemb.

    1. B
      Béni prej Shkodre.

      Shumë dakord me ju zotni, na duhet me i kërku me ngulm' francuzkave me damshpërblu e kërku falje popullit Shqiptarë për pabesinë e vrasjes së heroit Themistokli Gërmenji.Kujt'me i thanë...sa pak e dojnë kët vend.????????????????????????????

    2. Z
      Zeqo Pilafi

      Shëmbulli që përdor për mbyllje të shkrimit autori, ka vlerë për burrat e kombeve të tjerë të mëdhenj, por jo për francezët. Pas asaj që ju bëri Hitleri, kur për dy muaj jua çoi brekët në fund të këmbëve, duket i ka bërë burrat Francez të pandjeshëm ndaj turpit. Vërtetë, ç'mund të presësh nga të tillë burra, të cilët, turpin që i mbuloi gjatë luftës së dytë botërore, pas mbarimit të saj, e gjetën tek gratë franceze, mijra prej të cilave i ndëshkuan pse shërbyen si prostituta te gjermanët për të siguruar bukën për fëmijët e tyre. Kur vetë nuk bënë përpjekjen më të vogël për të shpëtuar nga skllavëria hitleriane, por rrinin e prisnin zbarkimin anglo-amerikan që t'i nxirrte nga llumi ku e kishin çuar Francën nga paburrëria e tyre.

          1. R
            RAIFI

            Historikisht Franca ka përkrah projektet sllave në dem të popujve tjerë.

        1. S
          Shqiptari e ka memorjen sa te pules

          Shume te sakta te dy komentet me lart....

          1. Z
            ZOROOS

            Nese Evropa quhet kurva plake ,eshte pagezuar me kete emer per hir te putanes France

            1. B
              Brendon

              Uroj qe shqiptaret te ken fat ne k'te mesele te madhe. Ruseve s'ja ka ulur hunden o breket asnje shtet ne bote deri tani , gjate gjithe historis boterore. Politikanet shqiptar te ken kujdes kur flasin lart e poshte se ne fund te dites asnje shteti nuk do i bjere ndermend per Shqiperin. Historia e ka provuar.

              1. a
                anti25642654censurë

                brendon është hera e parë që këta rusët me "brekë me huçkur",i janë vënë europës kundër!! mos harro historinë!deri në vitet e L2B ata janë rreshtuar në krahun e europës,prandaj dhe janë mbëhstetur prej saj!dhe prandaj i kanë mbetur brekët atje ku i kishin! sot ata janë rreshtuar kundër! për pasojë do pësojnë këtë radhë,periudha e LF(luftës së ftohtë)e tregoi se kundërvënja ndaj europës i çoi në përgjysmim paqsor! një kundërvënje me LN(luftë të nxehtë)që po bën tashti do ti çojë në të njëjtën gjëndje si austrohungarinë,mbretërinë gjermane,perandorinë osmane,pas L1B!! shiko një herë hartat e europës të vitit 1913!! dhe më pas ato të viteve '20!! dhe pastaj fikso hartat e vitit 2020 dhe ato që do të botohen në 2025!! do të shohësh se do të ketë shumë mdryshime!!

              2. K
                Kiki

                Kush do qe sulmon francen do i siguroj 100mij mercenare te luftes, ky shtet i poshter e i brisht e pro ruso-sllavoortodoks meriton denimin per masakrat serbo-ruso-bullgare ne ballkan/iliri.

                Lini një Përgjigje