A pritet një tërmet i tretë i fortë në kufi të Turqisë dhe Sirisë? Ja çfarë thotë sizmiologu

7 Shkurt 2023, 12:47Bota TEMA

A pritet një tërmet i tretë i fortë në kufi të

Sizmologu Rrapo Ormeni tha se duke qenë se Turqia është vend mesdhetar ndodhin më shumë tërmete.

I ftuar në Euronews Albania, ai shpjegoi nëse do të ketë një tërmet të tretë me mganitudë 7,8 në Turqi të njëjtë me dy të djeshmit.


“Parashikim nuk ka por nga ecuria e pasgoditjeve me magnitudë më të ulët, kanë qenë 20 tërmete me magnitudë mbi 5, mbi 130 tërmete kanë qenë mbi katër. Turqia bën pjesë në Mesdhe.

Mesdheu është zona e dytë në botë që ndodhin tërmete, e para dhe më e madhja është “Unaza e Zjarrtë e Paqësorit. Në Mesdhe, Turqia është vendi që ka tërmete të mëdhenj”- tha ai.

Lini një Përgjigje