Patriarku Kirill i Kishës Ortodokse Ruse, i afërt me presidentin rus Vladimir Putin, ka punuar për shërbimet e inteligjencës sovjetike gjatë qëndrimit të tij në Zvicër në vitet 1970, raportuan mediat zvicerane të hënën, duke cituar arkivat e deklasifikuara.
Sipas gazetave të përditshme Le Matin Dimanche dhe Sonntagszeitung, një dosje e mbajtur nga policia federale për njeriun që aktualisht është kreu shpirtëror i Kishës Ortodokse Ruse konfirmon se Kirill ishte pjesë e KGB-së, shërbimi i inteligjencës së huaj të epokës sovjetike.
Sipas AFP, dy media arritën të shqyrtojnë dosjen në Arkivin Federal të Zvicrës.
Në fillim të viteve 1970, patriarku, i cili mbështet pushtimin rus të Ukrainës, jetoi në Gjenevë për të përfaqësuar zyrtarisht Patriarkanën e Moskës në Këshillin Ekumenik të Kishave.
Misioni i Kirillit, emri i koduar i të cilit ishte “Mikhailov”, ishte të ndikonte në atë këshill.
Qëllimi i sovjetikëve në atë kohë ishte të detyronin institucionin e Gjenevës të shpallte dënime kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të saj dhe të zbuste kritikat për mungesën e lirisë fetare në BRSS, kujtojnë gazetat e përditshme.
Nën kontrollin e rreptë të KGB-së’
Gazetat zvicerane shtuan se Kisha Ortodokse Ruse refuzoi të komentojë mbi aktivitetin e supozuar të spiunazhit të Kirillit në Gjenevë dhe Këshilli Ekumenik i Kishave u tha mediave zvicerane se nuk kishin “asnjë informacion” mbi këtë temë.
Le Matin Dimanche foli me nipin e patriarkut, Mikhail Gundiaev, i cili e pasoi atë si përfaqësues i Patriarkanës së Moskës në Gjenevë, dhe i cili pretendon se xhaxhai i tij “nuk ishte agjent, megjithëse ishte nën kontroll të rreptë të KGB-së”.
Kjo “nuk ndikoi në sinqeritetin e angazhimit të tij për punën ekumenike me kishat e tjera,” tha ai për gazetën.
Ai shtoi se Patriarku Kirill e vlerëson veçanërisht Zvicrën.
“Kam ndjenja të veçanta për vendin tuaj. Nga të gjitha vendet e botës, ky është ndoshta ai që kam vizituar më shpesh”, tha patriarku në vitin 2019, duke pritur presidentin e Dhomës së Lartë të Parlamentit Zviceran në Moskë.
rraca me e poshter ne bote ...fete jane gjeja me e keqe me e poshter per njrzimin...njerez besoni ne ZOT
E KALUARA DHE E SOTMJA E CDO KISHE ESHTE JO VETEM E ERRET POR KRIMINALE. KISHA GJITHENJE KA QENE ARMIKE E BETUAR PERPARIMIT NJEREZOR NE SHKENC E JETE. KISHA JO VETEM KA VRAR POR EDHE KA DJEGUR TE GJALLE NJEREZ ME MENDJE TE NDRITUR. PRIFTERIJTE DIKUR THERNIN FEMIJE DHE U PININ GJAKUN NE MESHE SE KESHTU BESONIN NE RIPERTRITJEN E JETES TYRE. GOTA ME GJAK FEMIJE ESHTE ZVENDESUAR ME VERE TE KUQE. PRIFTERIJT KURVRONIN ME KEDO NUSE TE RE DITEN E MARTESES DUKE U MBYLLUR NE NJE DHOME VETEM ME NUSEN PER TA "BEKUAR." SOT KISHAT VRASIN ME PERCARJE E URREJTJE MIDIS NJEREZVE DHE KISHAT KATOLIKE EDHE ME KEQ SE TE GJITH PRIFTERIJT JANE PEDOFILA TE LIGJERUAR. E ME GJITH KETO NJERZIT AKOMA SHKOJNE NE KISHA.