Alarm për bombë në Parlamentin e Norvegjisë, bllokohen rrugët

3 Prill 2024, 15:13Bota TEMA
Alarm për bombë në Parlamentin e Norvegjisë, bllokohen

Parlamenti i Norvegjisë mori një kërcënim për bombë ditën e sotme, ndërsa policia forcoi masat e sigurinë rreth ndërtesës, duke bllokuar rrugët pranë.

Një zëdhënës i policisë tha: “Ne jemi në vendngjarje me disa patrulla për të siguruar parlamentin dhe për të parandaluar incidente të mundshme. Nuk kemi asnjë informacion deri më tani që ka një kërcënim ndaj palëve të treta.”

Policia e armatosur ngriti barriera metalike për të bllokuar hyrjen në ndërtesën në qendër të Oslos, ku siguria është normalisht më e fortë. Policia në Norvegji në përgjithësi nuk mban armë.

 

 

 

Lini një Përgjigje