Alkooli fals që po vret rusët, mbi 30 të vdekur në pak ditë

6 Qershor 2023, 21:50Bota TEMA

Alkooli fals që po vret rusët, mbi 30 të vdekur në pak

Të paktën 30 persona kanë humbur jetën në pjesën perëndimore të Rusisë gjatë ditëve të fundit, pasi kishin konsumuar një pije alkoolike false, e cila i bëri ata të ndihen keq dhe më pas të shkojnë në spital.

Sipas departamentit të shëndetësisë në rajonin Ulyanovsk region, ku u regjistruan dhe 20 viktimat e para, shkak për vdekjen e njerëzve mendohet të ketë qenë pija alkoolike e quajtur “Mister Cider”. 

Ndërkohë që viktimat e tjera u regjistruan në Samara, Nizhny Novgorod dhe Udmurtia.

Dhjetëra të tjerë janë ndjerë keq pasi kanë konsumuar këtë pije ilegale, por kanë arritur të shpëtojnë falë aksesit të shpejtë në spital.

Sipas mediave lokale në këtë pije alkoolike ka sasi të mëdha metanoli, i njohur ndryshe si alkooli i drurit, i cili është më toksik se etanoli i përdorur në pijet e tjera.

4 Komente

  1. P
    Pilo Lala

    Eshte cudi, kur gjeja e pare qe te shkon neper ment per ruset, eshte nje sharje. Edhe ata jane njerez, kane prinder, femije, shoqeri. Pse e katandisi keshtu Rusine Putini? Po i ben ti urreje gjithe Bota.

    1. Z
      Zhvejku

      Ja dhe nje tjeter analfabet funksional me emrin Piliçi i laleso, edhe ky paska bere sontazh ne tere boten dhe i rezulton qe bota e ureka popullin rus dhe shkaku na qenka Putini!! Çfar shkruhet ne artikull e çfar llomotit piliçi.

      1. K
        Koli

        He mo daku, i paske harruar ilacet per sot. Shpejt lexo Pravden se nuk informohesh sic duhet pastaj. Pervec ca vemjeve staliniste si zotrote, reputacioni per vendin tend te zemres, ish BRSS-ne, eshte pertoke. Sepse kur shikon jete te shkaterruara njerezish ne Ukraine nga nje lufte pakutpim, nuk eshte se ta ndjen me shume per alkolistet anonim rus. Madje komentuesi lart eshte treguar shume i moderuar.

      2. D
        Devolliu

        Nga sa kam degjuar une , edhe ne Bilisht te Devollit , ndoshta ishte gjysma e pare e 1996 , apo komplet viti 1995 ndodhen te tilla gjera per te cilat u hamendesua si per shkak te alkolit metilik (industrial) .

        Lini një Përgjigje