Paralajmëron Australia: Planet e Izraelit për ofensivën tokësore në Rafah mund të kenë pasoja shkatërruese

12 Shkurt 2024, 15:27Bota TEMA
Paralajmëron Australia: Planet e Izraelit për ofensivën

Qeveria australiane ka paralajmëruar se planet e Izraelit për një ofensivë ushtarake në Rafah mund të kenë “pasoja shkatërruese” për civilët palestinezë që strehohen atje.

Ministrja e Jashtme, Penny Wong sugjeroi gjithashtu të hënën se një dështim për të siguruar kujdes të veçantë për më shumë se 1 milion civilë në zonë, shumë në tenda të improvizuara, do të “shkaktonte dëm serioz për interesat e vetë Izraelit”, shkruan The Guardian.

Wong tha se 153 vende, përfshirë Australinë, kishin votuar tashmë në asamblenë e përgjithshme të OKB-së për një armëpushim të menjëhershëm humanitar.

“Shumë nga miqtë e Izraelit, përfshirë Australinë, kanë shprehur shqetësime të thella rreth raporteve për një operacion ushtarak izraelit në Rafah. Ka një konsensus ndërkombëtar në rritje: Izraeli duhet të dëgjojë miqtë e tij dhe duhet të dëgjojë komunitetin ndërkombëtar.”, shtoi ajo.

Lini një Përgjigje