Biden thirrje G7-ës: Duhet të qëndrojmë të bashkuar

26 Qershor 2022, 16:42Bota TEMA

Biden thirrje G7-ës: Duhet të qëndrojmë të bashkuar

Presidenti Joe Biden vlerësoi aleancën globale që po përballet me Rusinë lidhur me luftën e saj në Ukrainë.

Zoti Biden, i cili po merr pjesë në takimin e Grupit të Shtatëshes që mbahet në Gjermani, bëri thirrje që koalicioni "të qëndrojë i bashkuar". Ai tha se Presidenti rus Vladimir Putin mendonte "se mund të na fuste në konflikt me njëri-tjetrin, duke dëmtuar vendosmërinë tonë".

Presidenti amerikan tha se koalicioni nuk është ndarë dhe nuk do ta bëjë një gjë të tillë.

Komentet zoti Biden i bëri gjatë një takimi me Kancelarin gjerman Olaf Scholz përpara se udhëheqësit e Grupit të Shtatëshes (G7), ekonomitë kryesore të botës, të nisnin takimin e tyre vjetor sot në Gjermani.

Presidenti Biden dhe homologët po takohen për të diskutuar mbi çështje të energjisë, përballjen me inflacionin, duke synuar të parandalojnë, që pasojat e luftës të dëmtojnë koalicionit global që punon për të ndëshkuar Moskën.

Presidenti Biden njoftoi gjithashtu se vendet e G-7-s do të ndalojnë importet e arit rus. Ari është një nga eksportet kryesore të Moskës. Me këtë masë udhëheqësit perëndimore shpresojnë ta izolojë më tej ekonomikisht Rusinë, për shkak të agresionit të saj në Ukrainë.

1 Komente

  1. M
    Mos e beso po deshe, por eshte e vertete.

    G7 ka "haruar" qe eshte nje G5 e me shume shtete jashte saj si: Kina, India, Brazili, Rusia dhe Afrika e Jugut, pesha e gravitetit ekonomik dhe politik eshte zhvendosur.....

    Lini një Përgjigje