Blinken: SHBA-të do të mbrojnë Filipinet nëse sulmohet në Detin e Kinës Jugore

7 Gusht 2022, 12:59Bota TEMA

Blinken: SHBA-të do të mbrojnë Filipinet nëse sulmohet

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken deklaroi se Shtetet e Bashkuara do të mbrojnë Filipinet, në rast se ky shtet do të sulmohej në Detin e Kinës Jugore, duke kërkuar të zbusë shqetësimet rreth shtrirjes së angazhimit të Uashingtonit për një traktat të mbrojtjes reciproke.

Gjatë një takimi me Presidentin e Filipineve, Bongbong Marcos në kryeqytetin Manila, Blinken u shpreh se një pakt 70-vjeçar i mbrojtjes me Filipinet ishte “i hekurt”, shkruan CNN.

“Një sulmi të armatosur ndaj forcave të armatosura, anijeve dhe avionëve të Filipineve do t’i kundërpërgjigjemi sipas angazhimit të mbrojtjes reciproke të SHBA-së, sipas këtij traktati,” tha Blinken në në konferencën për shtyp.

Filipinet janë një pikëmbështetje e rivalitetit gjeopolitik midis SHBA-së dhe Kinës dhe presidenti filipinas përballet me një sfidë të ndërlikuar në balancimin e lidhjeve midis dy fuqive të mëdha.

Ai gjithashtu do të përballet me presionin e brendshëm për t’i bërë ballë Pekinit në Detin e Kinës Jugore, pa zemëruar udhëheqjen e saj.

Lini një Përgjigje