Boris Johnson dorëhiqet si deputet: Po më përzënë

10 Qershor 2023, 13:23Bota TEMA

Boris Johnson dorëhiqet si deputet: Po më përzënë

Pas dorëheqjes nga posti i kryeministrit, Boris Johnson ka dorëzuar me efekt të menjëhershëm dhe mandatin si deputet në parlamentin e Britanisë së Madhe.


Johnson kishte marrë një letër nga komisioni hetimor për çështjen e festave me anëtarët e partisë gjatë pandemisë dhe u shpreh se anëtarët e tij janë të vendosur për ta përzënë nga parlamenti me të gjitha mënyrat.

“Me pikëllim po largohem nga parlamenti, të paktën tani për tani.

Po më detyrojnë një grusht i vogël njerëzish, pa asnjë provë për të mbështetur pretendimet e tyre, dhe pa miratimin e anëtarëve të partisë Konservatore, e lëre më të elektoratit të gjerë.

Më vjen keq për zonën time të mrekullueshme për këtë vendim”, deklaroi Johnson.

1 Komente

  1. P
    Prisni se akoma nuk keni pare gje.

    Ne Parlament nje turk me pak.

    Lini një Përgjigje