Brazili pezullon ekstradimin e bosit të mafies italiane

30 Qershor 2022, 21:50Bota TEMA

Brazili pezullon ekstradimin e bosit të mafies italiane

Autoritete braziliane kanë pezulluara ekstradimin e bosit të mafies kalabreze, Ndrangheta Rocco Morabito.

Ndragheta është një nga trafikantët më të mëdhenj në botë.

Mediet italiane raportojnë se shkak i pezullimit të ekstradimit të bosit të mafies drejt Italisë është një urdhër arrest i paraqitur në Sao Paulo.

Ministria e Drejtësisë më pas informoi Gjykatën e Lartë Federale (Stf) se kishte pezulluar ekstradimin e Morabitos për hapjen e mundshme të një procedimi kundër tij nga drejtësia braziliane.

Më 24 qershor, Gjykata e Lartë kishte hedhur poshtë ankesën e fundit të avokatëve të Morabitos dhe gjyqtari i gjykatës më të lartë, Cármen Lúcia, kishte urdhëruar ekstradimin në Itali brenda një muaji.

Por më 27 qershor, policia federale i komunikoi Ministrisë së Drejtësisë praninë e një urdhër-arresti të përkohshëm kundër Morabito në shtetin e Sao Paulos dhe kjo e shtyu Santinin të bllokonte procesin e ekstradimit./abcnews.al/

Lini një Përgjigje