"Do i kërkoj Rusisë t'iu sulmojë", Franca: Të përgatitemi për “kërcënimin” e Trump ndaj NATO-s

13 Shkurt 2024, 10:11Bota TEMA
"Do i kërkoj Rusisë t'iu sulmojë", Franca: Të

Deklarata e ish-Presidentit amerikan Donald Trump, i cili kërcënoi shtetet aleate të NATO-s duke thënë se me rikthimin e tij në pushtet SHBA mund të mos mbrojë më ata që nuk paguajnë mjaftueshëm për mbrojtjen, ka nxitur panik në mesin e europianëve.

Në kuadër të reagimeve përballë “kërcënimit” të Trump, i cili po ashtu tha se do t’i kërkojë Rusisë t’i godasë shtetet e NATO-s që nuk paguajnë detyrimet, ministri i Jashtëm francez Stephane Cezournet thotë se Evropa duhet të përgatitet për këtë skenar.

Sipas tij ekziston mundësia që SHBA të mos mbrojë më aleatët e NATO-s kundër një pushtimi të mundshëm rus.

“Të gjithë kanë dëgjuar ditët e fundit deklaratat e kandidatit republikan në zgjedhjet amerikane. Nuk do të ndalem në asgjë për të bindur të gjithë liderët për përshtatshmërinë e aleancës sonë, e cila funksionon në të mirë të të gjithëve, përfshirë SHBA-në.

Çdo minutë ka rëndësi që ne evropianët të përgatitemi për të thithur tronditjen e një skenari të përshkruar nga Donald Trump dhe ne do të punojmë së bashku për të analizuar kontekstin, veçanërisht të zgjedhjeve në SHBA”, tha Cezournet në një konferencë të përbashkët shtypi me homologët e tij gjermanë dhe polakë.

Ndërkohë në SHBA, Shtëpia e Bardhë nuk e ka pritur aspak mirë deklaratën e Trump që shkaktoi “tërmet” në aleancën euroatlantike. Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë është shprehur se ish-presidenti po "inkurajon pushtimet e aleatëve nga regjimet vrasëse" dhe i cilësoi komentet "të neveritshme dhe të papranueshme". Ai shtoi se deklarata “rrezikon sigurinë kombëtare amerikane, stabilitetin global dhe ekonominë e vendit”.

14 Komente

  1. A
    Albin Rama

    Tema gelbaze e Mero gelbaze baza e e mashtrimeve dhe fake news.duhet te mbyllet urgjentisht si propagande mashtruese ne sherbim te se keqes njerezore.

    1. X
      XhaFCK

      Po mor simshqyer pjatalares. Duhet mbyllet se sjell lajme kunder Trampit qe te shkerdhen katunaren ty.

    2. T
      Turp

      Amerika do marre fund me keq me kete psikopat se me plakun Biden. Nuk kercenohen keshtu aleatet. Gjera te tilla bisedohen prapa dyerve te mbyllura me seriozitetin qe meritojne se behet fjale per jete njerezish. Qe te thote nje kandidat per president une do nxis armikun te sulmoje aleatet e NATO-s duke vrare njerez te pafajshem, eshte skandal dhe po te kishin dy fije mend si komb, do e kishin perjashtuar nga gara kete te cmendur qe nuk pranon as rezultatet e zgjedhjeve ku garon. Turp per Ameriken.

      1. N
        NATO

        Po ndihmen e aleateve te NATO-s e deshen amerikanet kur shkuan neper Irak e Afganistan pas sulmeve terroriste te 11 shtatorit. Hipokrita. Me fjale te tilla vetem sa dobeson NATO-n dhe rrezikon vendet e vogla ky plak me paruke ngjyre shurre, i rrjedhur me keq se Biden.

        1. T
          Trupeshk injorant

          Ta nxisim Rusine te sulmoje Shqiperine, Bullgarine, Danimarken, Gjermanine, Italine, Moldavine, Spanjen, Portugaline, Austrine, Luksemburgun etj etj se nuk kane kapur 2% te GDP-se per mbrojtje, thote muti Trump qe ben te fortin me aleatet dhe lepin bythen e Putinit dhe diktatoreve te tjere. Palaco mutit

          1. $
            $$$$

            Per Shqiperine....Putini..ka Greqine dhe Serbine....nuk eshte nevoja te marshoj vete deri ne Ballkan....

          2. e
            e verteta

            Nese do ishte ne doren e ketij kllouni,lufat e trete boterore do kishte shperthyer.Fatkeqsisht jane te tjere pas tij qe njerezit i shohin thjesht si shifra dhe cdo gje eshte e mundur nese ky TRA.P zgjidhet president.

            1. O
              O burra

              Franca dhe Anglia me arme berthamore e kane ne terezi se nuk ja mban bytha Rusise t'i sulmoje se Rusia pa breke me popullin pa ngrohje e pa uje, behet trime me te dobetit. Keshtu qe neve te shkretet te bejme gati ato 2 tanket e ndryshkura te kohes se Enverit e te pastrojme bunkerat nga buburrecat se ky plakush psikopat palaco do nise luften e 3-te boterore me derdellitjet e veta.

              1. S
                Shqipot patriote

                Shqiptaret qe jetojne ne Amerike me pasaporte amerikane, ta kene parasysh qe po hedhin voten per nje njeri qe do nxiste Rusine te sulmonte vendin ku jeton familja e tyre e mbetur, se Shqiperia nuk ka leke te paguaje per ushtri.

                1. X
                  XhaFCK

                  E sakte kjo qe thua, por mos harro se ne USA, nuk kane vajtur vetem qytetare shqiptare te shkolluar qe kuptojne perversitetet e nje manjaku idiot si Trump. Ne USA kane vajtur edhe injorante klasi qe edhe emrin e tyre e shkruajne me gabimi dhe qe cdo fjale qe nxjerr me ulerima Trump, tek kjo kategori injorantesh, perkthehet si zgjuarsi. Cdo idiot, ka idiotet per miq e shoke dhe idhull nje idiot kane.

                  1. N
                    NL

                    @XhaFCK Kam frike se shumica e shqiptareve ne Amerike, jane injorante klasi jo qytetare te shkolluar...Kuptohet, flas per shumicen, jo perjashtimet

                    1. X
                      XhaFCK

                      Jane mesuar me diktature. Shqipot dhe kubanezet, votojne Trump. Llogjike e thjeshte.

                2. S
                  Skandal

                  Ky duket qe nuk eshte normal qe nga surrati, 2 kile makiazh portokalli, floket e lyera si palaco cirku, eshte i lojtur

                  1. D
                    Daullxhiu

                    Pjesa e zgjuar e popullates eshte e afte te dalloj demagogunTramp. Po eshte fatkeqsi kur nje tufe fshataresh te vajtur nga shqiperia dhe qe bejne punet me te rendomta, behen trampista te cmendur. Aq e kane, po ndikojne plehrat pa e kuptuar qe I bejne varrin vetvetes.

                    Lini një Përgjigje