Dremiti në lozhën VIP? Pamjet e Trump gjatë finales së NBA-së bëhen virale (VIDEO)

9 Qershor 2026, 08:40Bota TEMA
Dremiti në lozhën VIP? Pamjet e Trump gjatë finales së

Presidenti amerikan Donald Trump dyshohet se është parë duke fjetur gjatë ndeshjes së tretë të finales së NBA-së, të zhvilluar të hënën mbrëma në Madison Square Garden.

Sipas pamjeve që po qarkullojnë në rrjetet sociale, disa përdorues pretendojnë se kanë vënë re presidentin duke dremitur gjatë transmetimit nga lozha private ku ai ndodhej së bashku me pronarin e New York Knicks, James Dolan.

Rasti ka nxitur reagime të shumta në internet, ku kritikët e kanë rikthyer në vëmendje akuzat e mëparshme ndaj Trump për përgjumje gjatë aktiviteteve publike, duke e cilësuar shpesh me nofkën “Commander-in-Sleep”.

Grupi aktivist anti-Trump “Lincoln Project” e ironizoi praninë e tij në ndeshje, duke e quajtur “dremitja më e shtrenjtë e financuar nga taksapaguesit”.

Komentet nuk u ndalën me kaq. Disa përdorues të tjerë kritikuan edhe deklaratat e mëparshme të presidentit, i cili u kishte sugjeruar tifozëve që nuk përballonin çmimet e larta të biletave ta ndiqnin ndeshjen në televizor.

2 Komente

  1. S
    Sass

    Si doli ndeshja z. President????

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tironci

      "The Commander in Sleep" - Komandanti ne Gjume !! Tironci

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje