Edhe elefantët mësyjnë Gjermaninë. Presidenti i Botswana-s: Do ju sjellim 20 mijë, s'i mbajmë dot!

3 Prill 2024, 18:30Bota TEMA

Edhe elefantët mësyjnë Gjermaninë. Presidenti i Botswana-s:

Presidenti i Botswana-s, në Afrikën Jugore, ka kërcënuar që të dërgojë 20 mijë elefantë në Gjermani pas një mosmarrëveshjeje për konservimin e tyre.

Më herët gjatë këtij viti, ministria e Mjedisit në Gjermani sugjeroi që të vendoseshin ligje me strikte për importimin e trofeve nga kafshët e gjuetisë.

Në përgjigje, presidenti i Botswana-s, Mokgweetsi Masisi deklaroi për mediat gjermane se këto masa thjesht do të varfëronin më tej njerëzit në vendin e tij.

Ai deklaroi se numri i elefantëve në vend ka dalë jashtë kontrollit si pasojë e përpjekjeve për ta ruajtur këtë specie, duke shtuar se gjuetia ishte ajo që i ndihmoi që t’i mbanin numrat nën kontroll.

“Gjermanët duhet ta provojnë të jetojnë bashkë me këto kafshë, ashtu siç po na thonë ne të bëjmë,” tha Masisi për gazetën gjermane Bild. “Kjo nuk është shaka,” shtoi ai.

Botsëana është shtëpia e rreth një të tretës së popullsisë botërore të elefantëve, mbi 130 mijë të tillë, më shumë nga se toka aty mund të mbajë.

Tufat e elefantëve po shkaktojnë dëme të pronave, po hanë të mbjellat dhe po trembin banorët, sipas Masisi-t.

Botswana i ka dhënë më herët 8,000 elefantë fqinjit të saj, Angolës, dhe i ka ofruar qindra të tjerë Mozambikut në tentativa për ta ulur popullatën e tyre.

“Do të na pëlqente t’i ofronim një dhuratë të tillë edhe Gjermanisë,” tha Masisi duke shtuar se nuk do të pranojë “jo” për përgjigje.

3 Komente

  1. L
    Loni

    S'ka faj fare i ziu President, e ka gjetur belaja me europianët, të cilët japin mënd për të bërë gjëra që vet nuk do t'i bënin. Kësaj i thonë bëni si themi ne por mos bëni si bëjmë ne. Gjermanët janë të gatshëm për të bërë mizorira si ajo hitleriane me njerzit, tani na u dhëmbka për elefantët.!!!!!

    1. a
      anti25642654censurë

      ec se i merr R-drama!!mjafton tia kërkojë melonja!!

      1. G
        Gjerman-arabo-aziatik me banim ne Berlin.

        Shoku President jo 20 por 40 mije elefante dergoja zheles Zelensky qe t’i perdori si dikur Piro i Epirit, kunder rusit dhe do te shikoni sa shpejt rrjedha e luftes do te shkoje ne favor te Ukraines dhe NATO-s.

        Lini një Përgjigje