Ekipi i Navalny: U vra pak para një shkëmbimi të burgosurish

26 Shkurt 2024, 14:30Bota TEMA
Ekipi i Navalny: U vra pak para një shkëmbimi të burgosurish

Ekipi i Alexei Navalny ka dalë me pretendimin se politikani i opozitës ruse u vra qëllimisht me urdhër të presidentit Vladimir Putin në prag të një shkëmbimi të burgosurish, në kuadër të të cilit ai mund të lirohej në këmbim të një vrasësi të FSB-së të burgosur në Gjermani.

Në një video në YouTube me titullin “Përse Putini e vrau Navalny tani?” aleatja e ngushtë e liderit të ndjerë opozitar, Maria Pevchikh shprehet se pas muajsh të tërë lobimi për një shkëmbim të të burgosurve që përfshin Navalnyn, “pranverën e vitit të kaluar plani ynë u miratua”.

“Navalny duhej të ishte i lirë në ditët në vijim sepse ne kishim arritur dritën jeshile për shkëmbimin e tij. Në fillim të shkurtit, Putinit iu ofrua të shkëmbente oficerin dhe vrasësin e FSB-së, Vadim Krasikov, i cili po vuan dënimin për vrasje në Berlin, me dy shtetas amerikanë dhe me Alexei Navalnyn. Kam marrë konfirmimin se negociatat ishin duke u zhvilluar dhe ishin në fazën përfundimtare në mbrëmjen e 15 shkurtit. Më 16 shkurt, Alexei u vra”, tha Maria Pevchikh, aleate e Alexei Navalny.

Pevchikh hyri më tej edhe në detaje, duke shtuar oligarku rus Roman Abramovich kishte vepruar për këtë qëllim si ndërmjetës mes zyrtarëve perëndimorë dhe Vladimir Putinit. Politico qe përcjell lajmin, thotë se  nuk ka qenë në gjendje t`i verifikojë në mënyrë të pavarur këto pretendime.

Pas insistimit të madh të familjarëve, trupi i 47-vjeçarit më në fund iu dorëzua nënës së nënës së tij të shtunën në qytetin Salekhard në Rrethin e Arktikut, ku ishte dhe burgu në të cilin kryeopozitari po vuante dënimin për akuza që i konsideronte të montuara.

Në një video të regjistruar para dorëzimit të trupit të Navalnyt, e veja e tij, Yulia, e akuzoi presidentin “demonik” rus Putin siç e quajti ajo, për “torturimin” e kufomës së një kundërshtari politik.

1 Komente

  1. C
    C'a bohet keshtu

    Lajme "fake new's" nga nje buce, Navalni ne Gjermani ishte perse ja dorezuan Putinit? Apo qe te kembehej me nje spiun te rendomte vrases i sherbimit te FSB.

    Lini një Përgjigje