Elon Musk: Nuk e mbështes Trump në presidenciale, jam me DeSantis!

26 Nëntor 2022, 16:00Bota TEMA

Elon Musk: Nuk e mbështes Trump në presidenciale, jam me DeSantis!

Vetëm para pak ditësh e rihapi në Twitter llogarinë e tij të bllokuar nga drejtuesit e mëparshëm të platformës sociale, lëvizje kjo që bëri të mendohej se Elon Musk është një mbështetës i Donald Trumpit, edhe pse vetë manjati e justifikoi me rezultatin e një sondazhi online në favor të rikthimit të ish presidentit amerikan.

Por manjati befasoi me deklaratën e tij të fundit se në fakt, për presidencialet e 2024-tës, mbështetja e tij do të shkojë për rivalin e fortë të Trumpit në primaret amerikane, guvernatorin e Floridës Ron de Santis, nëse ky i fundit vendos të shpallë kandidaturën për president.

“Preferenca ime për presidencën e vitit 2024 lidhet me dikë të ndjeshëm dhe të qendrës. Pata shpresuar se ky do të ishte rasti i administratës Biden, por deri tani kam mbetur shumë i zhgënjyer.”

Deklarata e Muskut mund të përbëjë një shtysë për DeSantis në atë që republikanët presin të jetë një betejë e ashpër mes tij dhe Trumpit për nominimin presidencial, një përplasje kjo që shumë parashikojnë se do të jetë ne kufijtë e të pamërshirshmes.

Guvernatori i Floridës pati një fitore dërrmuese në zgjedhjet e mesmandatit, ndërsa ish shefi i Shtëpisë së Bardhë u kritikua për dështimin e republikanëve në arritjen e “valës së shumëpremtuar të kuqe”, pasi mjaft kandidatë kryesorë të miratuar prejt tij, humbën.

Musk u shpreh gjithashtu se ishte gjë e mirë që Trumpi vetë nuk postoi asgjë në Tëitter pas rikthimit të llogarisë së tij.

“Gjëja e rëndësishme është që Tëitter të korrigjojë një gabim të rëndë në ndalimin e llogarisë së tij, sepse bllokimi i një presidenti në detyrë minoi besimin e publikut tek kjo platforme në gjysmën e Amerikës”, ishte komenti i tij.

4 Komente

  1. G
    George

    Me Ron DeSantis eshte e gjithe bota demokratike.

    1. S
      Sara

      Po ti je produkt boer aparteidi mo shoku, e shikon politiken ne US si ndeshje sporti.... cne jo me trap junior?

      1. X
        Xhediku

        Sara, ne fakt DeSantis eshte konservator pothuaj sa Trampi, por ajo qe ben dallimin eshte truri. Tramp e ka rrafsh, pa pike rrudhe. Me DeSantin, republikaneve do ti rikthehen te ikurit, qe jane me qindra mijera.

        1. a
          anti25642654censurë

          Xhediku në amerikë,dallimi mes republikanëve dhe demokratëve është i thjeshtë!!kanë de rugë të ndryshme për të arritur një qëllim!!unë personalisht,anoj më shumë në anën e demokratëve,por pa e vrarë fare nëse vjen një republikan!!politika amerikane ka filluar të më interesojë në atë moment që u zgjodh tramp si kandidat për president në krahun demokrat!para tij ka pasur raste pak a shumë të ngjashme,si sara pelin,por prapë në krahasim me këtë sociopatin,ajo ishte një "shënjtore"!! si gjithë pjesa dërmuese nuk e mora seriozisht se mund të kishte ndonjë shans sociopati "miliarder" që të fitonte!!më shqetësoi jashtëzakonisht shumë retorika e tij e ndyrë,që mendova se do të shuhej shumë shpejt pas humbjes,por jo vetëm që nuk humbi,por me fitoren e tij bëri atë që kishte frikë gjithë bota!! e bëri atë lesh e li,si ka bërë tërë punët e tij private!! dikush thotë "jo ai bëri dhe gjëra të mira"(duke lënë mënjanë idiotë që thonë se ska bërë asgjë të keqe,përveç të mirave),si i thonë dy fjalëve të vjetra,"dhe sahati i prishur tregon,orën e saktë dy herë në ditë",e kjo jo falë sahatit,por falë kohës që lëviz,kurse tjetra,është pak më e pistë,"dhe muti shërben për të plehëruar"!!me këtë të dytën ndoshta ka "bimë" dhe në radhët tona që ju mjafton ai për të vegjetuar!! de santis si duken bathët,është me këmbë në tokë,nuk fluturon në nivelet nazifashiste,nuk është noton në narcizizëm absolut,dhe i përmbahet rregullave të shkruara e të pashkruara të asaj që quajmë demokarci!! në dy vitete e ardhshme do të ketë ndryshime të mëdha si në amerikë dhe në botë,por mendoj se nëse desantis del si kandidati përfundimtar i republikanëve,do të ketë më shumë shanse për fitore ndaj demokratëve se ky humbësi,mashtruesi,e narcizisti i plakur!!

      Lini një Përgjigje