Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha se disa hotele në Antalia, do të strehojnë të mbijetuarit nga tërmeti.
“Duke filluar nga vendet afër zonës së fatkeqësisë, po bëhen planet e nevojshme për t’i vënë hotelet që tashmë kanë pezulluar aktivitetet e tyre për shkak të sezonit të dimrit, në shërbim të viktimave të fatkeqësisë,” tha Erdogan në një fjalim të martën.
“Vetëm në rajonin e Antalias janë përgatitur 50 mijë shtretër për këtë qëllim,” – shtoi ai.
Rreth 8,000 njerëz u shpëtuan nga rrënojat deri më tani, vuri në dukje Erdogan.
Lini një Përgjigje