Erdogan teston makinën e parë turke TOGG

7 Gusht 2022, 21:30Bota TEMA

Erdogan teston makinën e parë turke TOGG

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kreu një provë të prototipit të fundit të makinës së parë turke TOGG.

“Shpresojmë të kemi hapjen zyrtare të fabrikës TOGG në Gemlik më 29 tetor”, tha Erdogan në ceremoni.

Ai vuri në dukje se makina TOGG do të jetë në rrugët në Turqi tashmë në tremujorin e parë të 2023.

“Ne do ta vëmë makinën turke në dispozicion të popullit tonë dhe pjesës tjetër të botës, pavarësisht atyre që thonë: ‘Nuk mund ta bësh, nuk mund ta prodhosh’”, shtoi Erdogan.

Menaxhmenti i grupit TOGG, i themeluar në vitin 2018, prezantoi prototipin e parë të një automjeti elektrik në vend në dhjetor 2019.

TOGG synon të prodhojë një milion automjete në pesë klasa të ndryshme deri në vitin 2030.

Në janar, makina e parë turke TOGG u ekspozua në panairin më të madh në botë të elektronikës së konsumit “CES 2022” në Las Vegas.

Menaxhmenti i TOGG njoftoi se koncepti i makinës së parë autoktone turke u lançua për të krijuar një markë globale, prona intelektuale dhe industriale e së cilës i përket 100 për qind të Turqisë.

5 Komente

  1. S
    Sara

    e shemtuar - fiks per turq

    1. S
      Sa turpe

      O nëne o nëne sa turpe një shtet prej 85 miljone banoresh në vitin 2022 akoma nuke kane prodhue një makine. italija, Germanija dhe vendet e tjera Perdimore Jane duke provuare makinat për të fluturue se pse makina si kjo e Erdoganit i kane prodhue par 80 viteve . Unë mendoje se njerzit që jetone në vendet myslimane ideologji islamike jave shkatrrone Turin komplet njerzve.

      1. A
        Alidems

        Merruni me boze e kadaif se makinat ma kush i ben o hajdara

        1. I
          I.M

          Po Ramen pse nuk e thirri ky? Sben hajer kjo makine.

          1. a
            anti25642654censurë

            4 vjet për të hedhur në treg një makinë!? dhe për më shumë pa asnjë bashkpunim?? dhe mbi të gjitha,nga një shtet që njihet për kadaif e speca të mbushura?? mos vallë është si ai traktori tonë që përuroi mehmeti?? e "prodhuam" dhe u bëmë pishman që e thamë një gjë të tillë!! o erdo,mo u bëj dhe inxhinjer tashti se boll e ndrite me financën duke ju mësuar bankierëve si punohet paraja!! boll mor gjeni i diktaturës se do ta çoç në pidhin e satëme turqinë!! kina ka një jetë të tërë që prodhon makina dhe nuk ka mundur të çajë tregun botëror!!ti na vjen e na nxjerr për 4 vjet një makinë turke??mos mor se do na dalin si ato ladat,jugosllave,ose trabantët e RDGjsë!! do ti përdorin katanrët e tu për të lëruar tokat a për të nxjerrë ujë nga pusi!!

            Lini një Përgjigje