Eurodeputetja gjermane: “Ballkani i Hapur” një nismë pa parime dhe kritere, e rrezikon procesin e anëtarësimit në BE

27 Qershor 2022, 13:28Bota “Euractiv”

Eurodeputetja gjermane: “Ballkani i Hapur” një nismë pa

“Euractiv” bisedoi me eurodeputeten Viola Von Cramon-Taubadel pas samitit të BE-së të 23-24 qershorit në Bruksel, i cili u fokusua kryesisht tek çështja e zgjerimit, dhe ku pika kryesore ishte një takim kryesisht i pakënaqshëm me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, dhe një “vendim historik” për t’i dhënë statusin e kandidatit Ukrainës dhe Moldavisë.


Por Von Cramon-Taubadel, e quajti vendimin “shumë të lirë” dhe jo me ndonjë vlerë të madhe praktike. Ajo thotë se bisedimet me liderët e Ballkanit Perëndimor, ishin “një dështim i plotë”, dhe një rezultati i tillë vetëm sa e lumturon presidentin rus Vladimir Putin.

Eurodeputetja Viola Von Cramon-Taubadel nga të Gjelbërit gjermanë, është nënkryetare e delegacionit në Komitetin Parlamentar të Asociimit BE-Ukrainë, anëtare e Komisionit për Punë të Jashtme dhe anëtare e Delegacionit të Parlamentit Evropian të Stabilizim Asociimit BE-Serbi.

Cili është mendimi juaj mbi atë që arriti ky samit “gjeopolitik”?


Më lejoni të shprehem hapur: Vendimi për Moldavinë dhe Ukrainën është shumë i lirë. Në një situatë gjeopolitikisht shumë të tensionuar, BE-së nuk i kushton asgjë t’i japë këtyre vendeve statusin e kandidatit. Por ato mund të mbeten përgjithmonë me këtë status në dhomën e pritjes, siç e kemi parë me Turqinë dhe Ballkanin Perëndimor.

Statusi kandidat është më e pakta që mund të bëjnë liderët e BE-së, pa pasur asnjë detyrim financiar. Sigurisht, është mirë që të kemi një unitetet të BE-së ndaj ukrainasve, ndërkohë që këta të fundit po përballen me këtë luftë të tmerrshme.

Ndërkohë, vendi tjetër aspirant Gjeorgjia, ka një problem. Dikur ajo ishte gjithmonë e para, kur bëhej fjalë për reformat, anti-korrupsionin, modernizimin e shoqërisë. Por tani gjeorgjianët kanë shkuar plotësisht në drejtimin e gabuar.
Dhe në vend se ta mbyllin hendekun, e kanë thelluar atë, duke e bërë të vështirë që Këshilli Evropian t’u japë atyre të njëjtin status si Ukraina dhe Moldavia. Është e drejtë që Tbilisit t’i  thuhet: kryej më parë detyrat e shtëpisë, dhe më pas do të të japim të njëjtin status kandidat siç kemi bërë për dy vendet e tjera.

Ndërkohë, le të hedhim një vështrim në Ballkanin Perëndimor. Çfarë arriti ky samit?

Në lidhje me Ballkanin Perëndimor, ky samit ishte një dështim i plotë. Më duhet ta pranoj se jam shumë e zhgënjyer. Dhe kur Komisioni Evropian e quan veten “komision gjeopolitik”, gjykoj se kjo është një shaka e hidhur. Shikoni: I thirrën në Bruksel të gjashtë udhëheqësit e Ballkanit Perëndim, dhe nuk u ofruan asgjë.

As Bosnje Hercegovina nuk e mori statusin e kandidatit. Më keq akoma: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk u lejuan të nisin negociatat e anëtarësimit, dhe as Kosova nuk përfitoi liberalizimin e vizave, një çështje që po zvarritet prej 4 vitesh tashmë. Ky është vërtet një sinjal katastrofik. Nga kjo situatë, unë shoh të lumturohet vetëm një njeri: shefi i Kremlinit, Vladimir Putin.

A janë të mira apo të këqija nisma rajonale sikurse është “Ballkani i Hapur”, i udhëhequr nga Beogradi?

Kjo është një iniciativë që nuk bazohet në parime, nuk bazohet as në standarde dhe kritere. Dhe nëse ecet përpara me këtë nismë, do të minohet procesi i anëtarësimit në BE i bazuar në merita. Ndaj unë nuk do e mbështes atë.

Nga ky samit mungoi mesazhi i qartë, se Serbia duhet të përafrohet me politikën e jashtme të BE-së, dhe t’u bashkohet sanksioneve të saj kundër Rusisë. Pse?

Ndoshta, dhe këtë e kam dëgjuar kohët e fundit edhe nga shoqëria civile në Beograd, ata nuk duan që t’i shkëmbejnë sanksionet me parimet demokratike. Liderët e BE-së kishin shumë frikë se nëse ushtroni shumë presion për sanksionet, atëherë duhet të hiqnin dorë nga parimet demokratike, liria e medias, pluralizmi partiak e kështu me radhë.

Prandaj unë nuk jam shumë e befasuar që mungoi një mesazh i tillë. Argumenti i vërtetë ndaj Serbisë duhet të jetë: nëse ju nuk përputheni me politikën tonë të jashtme, atëherë ne do të pezullojmë fondet. Por unë nuk kam dëgjuar askënd që ta thotë këtë.

Po në lidhje me idenë e Macron për krijimin e një Komuniteti Politik Evropian?

Nëse doni vërtet të krijoni diçka për një Evropë më të gjerë, kjo është pozitive. Por unë kam dëgjuar se ka shumë shqetësim se ky format i ri, mund të jetë si një “dhomë pritjeje” e përhershme për të gjitha vendet që aspirojnë të anëtarësohen në BE. Dhe kjo ngre shqetësime serioze.

Më e pakta që mund të them, është se ky koncept ka nevojë për një ri-përcaktim më të qartë. / Përktheu: abcnews.al

9 Komente

  1. B
    Bardha

    Nga gjeni keto sharabajka qe as ne kasollen e tyre nuk i pjerdhe njeri

    1. T
      Taksidari

      Tregues i injorances tende eksponenciale ti me pseudon Bardha

    2. E
      ERTV

      Ballkani i hapur. Ka një problem shumë të madh. Politik, ekonomik, gjeopolitik dhe indirekt ushtarak. Që do të thotë shtetet e Ballkanit te hapura me njëra tjetrën. Serbia e hapur me Rusinë. Për rrjedhojë dhe të tjerët "të hapur- dhe të varur" nga Rusia. Serbia do të "mbys" gjithë rajonin me mallra origjinë Rusinë. Parat indirekt do të shkojnë në Rusi duke forcuar ekonominë dhe makinën ushtarake ruse. Serbia do të forcohet shumë si seksere-komisionere e trafikut. Fare e thjeshtë, shikojeni dhe flisni. Ballkan i Hapur në kornizë të Procesit të Berlinit dhe nqs Serbia bëhet pjesë kunder saksioneve ndaj Rusisë. Ndryshe... "Ju puth halla m'dy faqe"...

      1. A
        Anglezi

        Po ca shkruan o njeri? Ca do mbys Serbia me shume? 90% te mallrave ne Kosove jane Serbe dhe e kunderta po ndodh jane rritur eksportet e Shqiperise ne Serbi disa fish. Ballkani i hapur eshte nje mundesi qe vendet e ballkanit te hane me dy luge dhe mos te jene pengje te politikes Evropiane. Sot Zelensky e tha hapur qe po nuk mbaroi lufta deri ne Dhjetor na pret katastrofa ushqimore. Do apo nuk do Rusia eshte eskportusia me e madhe e dritherave ne bote dhe mban boten me buke. Mire flet kjo deputetja gjermane por ishte parlamenti i vet qe i vuri kushte Shqiperise per hapjen e bisedimeve qe sipas saj nuk i kushton asgje Evropes apo harrroi?

      2. S
        Sara

        Shume zera konstruktive jae kunder ketij mender "Ballkanit te shqyer... bejme mire t'i degjojme...

        1. M
          Mahmuti

          Degjoji Sara se lirohesh!

        2. F
          Fjala ime

          Demokracia ka rene ne tere boten sepse e moren kurvat ne dore; Ato shikojne se si te hane per vete poshte e larte!

          1. T
            Transparent

            "Ballkani i hapur" mund te kete te meta shume, por eshte nje nisme me vision te drejte ekonomik dhe plotesisht paqesor politik. Ballkani ka kaluar shume luftra, nuk ka me energji te shpenzoje per lufte e kontradikte. Duhet ndertuar e ardhmja e brezave qe vijne. Ata duhet te jetojne ne paqe. E duam apo jo njeri tjetrin, jemi te detyruar ta respektojme. Komshijte nuk zgjidhen. Fati na ka rene qe te jetojme perkrah njeri tjetrit. Kjo laraska, qe del e shet pordhe pa ja degjuar njeri, ne vend qe te gjykoje "Ballkanin e hapur", te gjykoje me pare Unionin Europian, qe i ndrron idete dhe koniukturat cdo jave...Ik se kemi 30 vjet qe presim te na hapet porta dhe ju talleni.... Fakti qe pranuka me se fundi Ukrainen, tregon qe nuk jane kriteret percaktuese, po koniukturat politike te mendjevyshkurve...

            1. M
              Macron

              Po ta lexosh me kujdes shkrimi ajo nuk thote se e kane vendet e Ballksnit gabim ajo thote qe Europa e ka gabim si vepron , sepse do ti lere vendet e Ballkanit Perendimor gjithmone ne liste pritje. O nuk dini te lexoni o nuk dini te kuptoni ose nuk doni. Ballkoni i Hapur nisem qe e nxjerr vete gomari ngs balta pa te presesh për Macronin me shoke prit himare te mbire bar.

              Lini një Përgjigje