"Evropa do të ishte në telashe pa SHBA", deklarata e fortë e kryeministres finlandeze

3 Dhjetor 2022, 10:23Bota TEMA

"Evropa do të ishte në telashe pa SHBA", deklarata e

Kryeministrja finlandeze Sanna Marin ka deklaruar se Evropa nuk është e fortë për t’i bërë ballë pushtimit rus të Ukrainës vetë dhe i është dashur të ketë mbështetjen e SHBA-së.

Gjatë një vizite në Australi, ajo nënvizoi se mbrojtja e Evropës duhet të forcohet, shkruan BBC.

“Duhet të jem shumë e sinqertë me ju, Europa nuk është mjaft e fortë tani. Do të ishim në telashe pa Shtetet e Bashkuara”, u shpreh kryeministrja e finlandeze.

SHBA është deri tani ofruesi më i madh i ndihmës ushtarake për Ukrainën.

Që nga fillimi i luftës në shkurt, ajo ka dhënë 18.6 miliardë dollarë (17.7 miliardë euro; 15.2 miliardë £) në mbështetje, njoftoi muajin e kaluar Dhoma e Komunave të Mbretërisë së Bashkuar.

Donatori i dytë më i madh është Bashkimi Evropian, i ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar, thotë Instituti Kiel për Ekonominë Botërore. 

3 Komente

  1. K
    Korrekt . Pa Shba-te s'funksionon kjo Bote

    Eshte shume e vertete . Europa ka nji Gen _C'njerezore dhe DNA _Fashiste

    1. Q
      Qytetari

      Kjo dihet, Shqiperia dhe Kosova ekzistojne si shtete vetem sepse ne kohe te ndryshme dy presidente(Woodrow Wilson dhe William J Clinton) nderhyne per te siguruar ekzistencen e kombit shqiptar duke mobilizuar jo vetem fuqine e SHBA por edhe te aleateve perendimore, antiamerikanizmi dhe shqiptarizmi nuk mund te ecin ne nje linje, prandaj SHBA eshte aleati strategjik dhe me i rendesishem i shqiptareve kudo qe jane

      1. a
        anti25642654censurë

        nëse dikush e vë në pikpyetje një gjë të tillë!? nëse politikanët nuk e kanë kuptuar një gjë të tillë!? atëherë do të thotë se europën e drejtojnë gomerë,ose narcizistë debilë!!

        Lini një Përgjigje