Finlanda dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje sigurie 10-vjeçare

3 Prill 2024, 14:32Bota TEMA
Finlanda dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje sigurie

Finlanda dhe Ukraina kanë nënshkruar një marrëveshje 10-vjeçare për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbështetjen afatgjatë.

Sipas mediave tipas mediave të huaja, presidenti i Finlandës Alexander Stubb ndodhet aktualisht në Ukrainë, ku ka takuar homologun e tij Volodymyr Zelensky.

Marrëveshja mbulon një sërë temash duke përfshirë mbështetjen politike, mbështetjen për mbrojtjen dhe sigurinë e Ukrainës dhe mbështetjen për reformat dhe rindërtimin e Ukrainës.

“Marrëveshja 10-vjeçare është dëshmi e angazhimit afatgjatë të Finlandës për të mbështetur Ukrainën”, tha zyra e Stubb.


Stubb i tha gjithashtu presidentit ukrainas se Finlanda do të dërgonte një tjetër paketë materialesh mbrojtëse me një vlerë prej rreth 188 milionë euro.

1 Komente

  1. U
    U ngriten kembet ti bien kokes

    Me demek Finlanda pret qe ta siguroje Zhelenski ?!!! Bravo. Ky eshte nje hap i madh perpara per Finlanden.

    Lini një Përgjigje