FOTOT: Një “perde e re e hekurt” në Europë

18 Nëntor 2022, 12:18Bota TEMA

FOTOT: Një “perde e re e hekurt” në Europë

Më shumë se 30 vjet pas rënies së Murit të Berlinit, një “perde e re e hekurt” po zbret në të gjithë Europën.


Ndërsa ofensiva e Vladimir Putinit në Ukrainë vazhdon, vendet europiane kanë filluar të përforcojnë kufijtë e tyre me Rusinë dhe aleatin e saj, Bjellorusinë, mes frikës se emigrantët mund të dynden në territoret e tyre.


Kjo taktikë është përdorur më herët nga Rusia dhe Bjellorusia përpara fillimit të luftës në Ukrainë, më 24 shkurt. Në vitet 2015-2016, me mijëra azilkërkues, kryesisht nga Lindja e Mesme, përdorën Rusina për të tentuar më pas të kalonin në veri të Finlandës.

Në vitin 2021, Bashkimi Europian e akuzoi Lukashenkon se mashtroi emigrantët duke i premtuar se do të kalonin në Europë, ndërsa më pas i shtyu të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin me Poloninë.


Si kundërpërgjigje, Polonia ndërtoi një gardh me tela me gjemba përgjatë kufirit gati 200 kilometra. Tani, ndërsa tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit vazhdojnë dhe lufta bën gati 9 muaj që ka nisur, shumë liderë të shteteve të tjera europiane kanë filluar të forcojnë kufijtë e tyre.


Kryeministrja e finlandeze, Sanna Marin, zbuloi planin për të fortifikuar më shumë se 1300 kilometra kufi të vendit të saj me Rusinë, më i gjatë me çdo anëtar tjetër të Bashkimit Europian, duke pretenduar se do të ndihmonte vendin ndaj emigrantëve të mundshëm në shkallë të gjerë të orkestruar nga Kremlini.


“Daily Mail” shkruan se shtetet baltike, Letonia, Lituani dhe Estonia, do të ndjekin shembullin, ndërsa polakët nisën të ndërtoni gardhe me tela me gjemba përgjatë kufirit me Kaliningradin, enklavës ruse, e cila ndodhet mes Polonisë dhe Lituanisë.

Sipas Daily Mail, deri në vitin 2025 pritet që gardhet të shkojnë deri në 3300 kilometra. Megjithatë, ato janë vetëm një mënyrë ndalimi për emigrantët dhe nuk do të shërbenin aspak për mbrojtjen nga raketat apo tanket.


Në gusht të vitit 1961, ushtarët sovjetikë vendosën në mes të Berlinit Lindor më shumë se 80 kilometra tela me gjemba. Qëllimi i tyre ishte të ndalonte arratisjen e popullsisë gjermano-lindore në Perëndim. Shumë shpejt, ajo u zëvendësua nga mure betoni e roje të armatosura, zona të minuara e kulla vrojtimi.

Lini një Përgjigje