Fotot e para të marra nga sateliti tregojnë shkallën e shkatërrimit të shkaktuar nga shpërthimi i digës Kakhovka, e cila mban 18.2 miliardë metra kub ujë, në rajonin lindor të Ukrainës, Kherson.
Imazhi satelitor i siguruar nga BBC, i shkrepur në orët e mëngjesit, tregon dëme të shumta në pjesën qendrore të digës dhe në një pjesë të ndërtesës së hidrocentralit në bregun lindor të lumit Dnipro.
Shqetësimi shprehet, në të njëjtën kohë, jo vetëm për centralin bërthamor të Zaporizhisë, por edhe për komunitetet e tjera që do të preken nga plasja e digës dhe do të përballen me kërcënimin e përmbytjeve të mëdha.
Sipas presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, rreth 80 qytete dhe fshatra mund të preken nga incidenti.
Një hartë e publikuar nga BBC tregon vendet në rajonin Kherson që janë prekur nga përmbytjet. Në fakt, mund të preken edhe zonat 85 km nga vendi i ngjarjes.
"rreth 80 qytete dhe fshatra mund të preken nga incidenti.",incident??????sigurisht i ka shpëtuar ndonjë pordhë,pa dashje,dikujt?shumë poshtë janë këta satelitët!mos i keni ngatërruar me drone??
Po he mo palle, s'pate njehere bythe te thuash te verteten! Ben mu kush e ka prishur digen
për të vërtetën kam ty o Rr K!!unë tall karët!! sa për kureshtje,kush pidhin e satëme e ka prishur digën??