Rusia besohet se po dërgon edhe gra të burgosura për të luftuar në Ukrainë. Kjo është hera e parë që raportohet për një gjë të tillë, pasi burrat e burgosur, edhe për vepra të rënda penale, ishin nxjerrë më parë nga qelitë për të shpaguar krimet e tyre duke luftuar për Atdheun.
“Javën e kaluar pati lëvizje të mëdha trenash drejt Donetskut, ku u dërguan të burgosur në luftë. Në një prej vagonëve kishte edhe gra të burgosura”, thuhet në një deklaratë të Forcave të Armatosura të Ukrainës.
Edhe më parë është raportuar në media të ndryshme se disa prej të dënuarave janë transferuar në burgun “Kuschevka” në rajonin Krasnodar, pranë zonës së luftës. Aty, disa prej tyre, të liruara nga burgu përmes një skeme të lidhur me mobilizimin e vendit për luftë, u futën në punë për të ndihmuar me furnizimin e ushtarëve me ushqime dhe pajisje.
Olga Romanova, e Fondacionit “Rusët pas hekurave”, citohet nga “Daily Mail” të ketë thënë se rreth 100 gra janë dërguar në Ukrainë deri tani.
Më parë, burrat e burgosur të dërguar në luftë janë bërë pjesë e grupit mercenar Wagner, por së fundmi, themeluesi i këtij grupi, Yevgeny Prigozhin, ka thënë se nuk do të marrë më luftëtarë nga kjo kategori, pa dhënë shpjegime pse.
Na çatë trapin me kto lajme idiote e të sajuara si mos më keq. Që bëhet propogandë gjatë luftës kjo dihet. Por që të bëhet në formë kaq bajate s'ma kishte marrë mendja. E ngatërrojnë Rusinë me Angolën dhe i shesin publikut lloj-lloj hajvanllëqesh që si beson njeri. Në titull thuhe "Putini dërgon gratë e burgosura në luftë". Pastaj kur lexon shkruhet " besohet se po dërgohen edhe gratë e burgosura në lutfë" ?!!! Rusët që sulmojnë dhe i marrin territor Ukrainës vriten disa fish se viktimat e sulmit të tyre !!!! A ka kuptim kjo. Që vriten ushtarë rusë që luftojnë nuk është ndonjë çudi pasi lufta i ka këto. Por që të thuhet se Rusia po dërgon gratë e burgosura e po nxjerr tanket e luftës së dytë nga muzetë për ti çuar në front kjo është për të vënl duart në kokë. Rusia ka 3 fishin e popullsisë së Ukrainës dhe numrin e tankeve më madh si ushtri në botë. Nja 24 mijë apo diçka e tillë. I bie qe ti jenë shkatërruar gjithë tanket që të nxjerrë nga muzetë ata të luftës së dytë. Po mirë këta që shkruajnë ksi budallalëqesh kujtojnë se populli është kaq hajvan që ti besojë ?
jam tu i vrejt me kujdes kto fotot, ke rreshti i pare aty afer funit nodhen ene te burgosurat "speciale" ganimete e qen234suma. me kto eshte marr vete Prigozhi kam nigju.