FOTOT: Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë raketash në Turqi, raportohet për të vdekur

10 Qershor 2023, 11:53Bota TEMA

FOTOT: Shpërthim  i fuqishëm në një fabrikë raketash

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur ditën e sotme qytetin e Ankarasë në Turqi, si pasojë e të cilit pesë persona raportohet të kenë humbur jetën.


Sipas mediave turke, shpërthimi ka ndodhur në një fabrikë raketash në Ankara, ndërsa ministria turke e Mbrojtjes bën të ditur se të pesë viktimat janë punëtorë të fabrikës.


Ndërkohë, hetuesit kanë nisur hetimet përkatëse për të kuptuar shkaqet e shpërthimit më fjalë, i cili ka ndodhur në repartin e prodhimit të dinamitit.


Referuar të dhënave të para nga vendi i ngjarjes, mësohet paraprakisht se shkak mund të jetë ndonjë reaksion i mundshëm kimik që ka shkaktuar shpërthimin e menjëhershëm.

1 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    ore a keni pyt të madhërishmin alFredo kaCo??nuk ka mundësi që të shpërthejë diçka pa lejen e "deep state"!ka shumë mundësi ta kenë bërë ata të "treqindët" që janë kundër "billderbergve",ose "reptilianët" që janë kundër "fabianistëve"!!

    Lini një Përgjigje