FOTOT: U shfaq gjysmë e zhveshur dhe me cigare në seancën gjyqësore, pezullohet gjyqtarja

24 Nëntor 2022, 21:06Bota TEMA

FOTOT: U shfaq gjysmë e zhveshur dhe me cigare në seancën

Një gjyqtare në Kolumbi është pezulluar me 3 muaj pasi u shfaq gjysmë e zhveshur dhe duke tymosur një cigare gjatë një seance gjyqësore online në Zoom.


Vivian Polania fiku kamerën e laptopit pasi u paralajmërua nga një prej të pranishmëve se po shfaqej me të brendshme, por videoja vetëm 33 sekonda u bë menjëherë virale. Ankesa u bë nga një avokat që çoi më pas në pezullimin e 34-vjeçares.


Kjo nuk është hera e parë që kjo gjyqtare bëhet pjesë e lajmeve të tilla në media. Dy vjet më parë, ajo reagoi ashpër ndaj kritikave ndaj saj pasi shfaqej me bikini në rrjetet sociale, ku ekspozonte muskujt dhe tatuazhet.

 

Lini një Përgjigje

Blog Tema