Frikë nga lufta, tre vende të NATO-s po ndërtojnë bunkerë përgjatë kufirit me Rusinë

12 Shkurt 2024, 12:14Bota TEMA
Frikë nga lufta, tre vende të NATO-s po ndërtojnë

Disa vende të NATO-s po ndërtojnë bunker përgjatë kufirit me Rusinë, në një kohë kur Putin dhe po ashtu BE paralajmërojnë se ata do të rrisin rezervat e tyre të armëve.

“Projekti, i cili do të kushtojë afërsisht 60 milionë euro, siguron gatishmërinë për të luftuar armikun që në momentin e parë”, thonë zyrtarët e NATO-s sipas gazetës “The Sun”.

Vendet si Letonia, Lituania dhe Estonia vendosën të ndërtojnë bunkerë përgjatë kufirit me regjimin rus, nga frika se do të shpërthejë një Luftë e Tretë Botërore.

Europa ka thënë gjithashtu se do të rrisë arsenalin e saj. Estonia planifikon të ndërtojë 600 bunkerë rreth pikave të kalimit kufitar të Narvës në veri dhe Voru në jug të vendit.

Si pasojë e masakrës pas fillimit të luftës ruse në Ukrainë, ministrat e mbrojtjes të Letonisë, Lituanisë dhe Estonisë ranë dakord të merrnin masa që të mos kishin të njëjtin fat.

Tre vendet baltike do të ndërtojnë një “rrjet të gjerë fortifikues” përgjatë kufirit me Rusinë për të parandaluar pushtimin e Putinit në vendet e tyre, me koston totale të projektit të vlerësuar në 60 milionë euro.

Ndërtimi i bunkerëve do të fillojë fillimisht në Estoni, me ministren e mbrojtjes së vendit, Susan Lilleveli, e cila theksoi se përparësia përfundimtare është të sigurohet gatishmëria “për të luftuar armikun që në momentin e parë”.

“Lufta në Ukrainë  tregoi se rimëkëmbja e territoreve tashmë të pushtuara është jashtëzakonisht e vështirë dhe ka një kosto të madhe në jetë njerëzore, kohë dhe burime materiale.

“Estonia, Letonia dhe Lituania janë konsideruar prej kohësh si objektivat më të mundshëm rusë për Putinin nëse ai do të sulmonte vendet e NATO-s,” tha ajo.

Ndërsa Ukraina ka arritur t’i rezistojë sulmit të Moskës, ka të ngjarë që tre shtetet e vogla baltike të pushtohen nga rusët brenda disa ditësh.

“Këto objekte i shërbejnë, së pari, qëllimit për të shmangur një konflikt ushtarak në rajonin tonë, pasi ato mund të ndryshojnë potencialisht mendësinë e armikut”, shtoi Susan Lillevly.

Bunkerët kanë luajtur një rol të rëndësishëm në luftërat në rajonin tonë historikisht, për shembull në Finlandë, dhe siç ka treguar lufta në Ukrainë, ato janë ende të vlefshme në këtë shekull”, theksoi ajo.

Nëse Putini sulmon tre vendet e NATO-s, aleatët e traktatit të mbrojtjes do të detyrohen të angazhohen në veprime ushtarake me shtetin sovjetik, përfshirë Britaninë e Madhe dhe SHBA-në.

Nga ana e tij, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka paralajmëruar Europën se do t’i duhet të rrisë prodhimin e sistemeve të armëve përballë çdo kërcënimi nga regjimi i Moskës.

“Ne duhet të riorganizojmë dhe zgjerojmë bazën tonë industriale në mënyrë që të rrisim dërgesat në Ukrainë dhe të rimbushim arsenalin tone”, tha Jens Stoltenberg.

Kreu i NATO-s pretendon se traktati 31-anëtarësh nuk kërkon luftë me Rusinë, megjithatë, ai iu referua konkretisht luftës së Putinit në Ukrainë si provë se “paqja në Europë nuk mund të merret si e mirëqenë”.

“Nëse Putin mund Ukrainën, nuk ka asnjë garanci që agresioni rus nuk do të përhapet më tej.

Mbështetja e Ukrainës si dhe investimi në aftësitë e NATO-s është mbrojtja jonë më e mirë,” shtoi ai. Megjithatë, frika për një Luftë të Tretë Botërore është nxitur nga kërcënimet e ish-presidentit amerikan Donald Trump ndaj anëtarëve të tjerë të aleancës.

Miliarderi republikan tha se do ta linte Rusinë “të bëjë çfarë të dojë” për anëtarët e NATO-s që nuk paguajnë mjaftueshëm për mbrojtjen në një tubim të fushatës në Karolinën e Jugut të shtunën.

NATO ndërhyri menjëherë, duke kritikuar ashpër Trump për “rrezikimin e ushtarëve amerikanë dhe europianë”.

“NATO mbetet e gatshme dhe e aftë për të mbrojtur të gjithë aleatët. Çdo sulm ndaj NATO-s do të përballet me një përgjigje të unifikuar dhe të fuqishme.

Çdo sugjerim që aleatët nuk do të mbrojnë njëri-tjetrin minon të gjithë sigurinë tonë, përfshirë atë të SHBA-së, dhe vë në rrezik të shtuar ushtarët amerikanë dhe europianë”, theksoi kreu i aleancës.

Komentet e Trump ka të ngjarë të rrisin shqetësimin në kontinentin e vjetër për tërheqjen e mbështetjes ushtarake të SHBA nga Ukraina, nëse zgjidhet president në nëntor.

Por NATO pret që SHBA të mbetet një aleat i fortë dhe i përkushtuar i aleancës “pavarësisht se kush i fiton zgjedhjet presidenciale”.

Megjithatë, Shtëpia e Bardhë i përshkroi komentet e Trump si “të paparashikueshme”.

6 Komente

  1. N
    Nari

    Tani qe po ju djeg bytha nga shperthimi i nje lufte boterore,po bertasin ne kupe te qiellit per armatosje,per rivenien ne pune te fabrikave te armatimit ne Polican e Gramsh, sic thoshte sot ai mender analisti qe na jep men nga Parisi,dhe me e bukura per nevojen e fortifikimit dhe bunkerizimit te vendit !! Para se te na jepni mend per gjera qe nuk ja keni haberin fare,po fare fare,kerkoini fillimisht falje Enverit te cilit nuk keni lene sharje pa i bere,pikerisht per keto gjera !! Te mos harojme qe Enveri i beri keto ne kohen e luftes se ftohte,kur bota ishte e ndare ne dy kampe armiqesore me njeri tjetrin.

    1. F
      Free mind

      Kur bunkerët i ndërtonte Enver Hoxha, shqiptarët ishin paranojakë. Plasën sa ja shkatërruan ushtrinë, fortifikimin dhe çdo lloj industrie shqiptarëve. Kur bunkerët i ndërton NATOja, Zvicra, Letonia, Estonia, Polonia, Ukraina, Greqia, Amerika, befas shfaqen armiq kudo dhe bota gjendet nën rrethimin e armikut imagjinar

      1. T
        Tuku

        Enver Hoxha nuk paska qënë i marrë qe ka bërë bunker për ta mbrojtur popullin e vet !Ja dhe bunkerë u dukan se ky popull u tall për bunkerët kur u bon! Tani dhe europa po i bo mbas 50 viteve që i boni rregjimi.

        1. I
          Ilir Meta

          te gjithe ,te gjithe ,te gjithe do kthehen ke Enver Hoxha,prisni ,do shikoni e degjoni,mjere brezat e rinj cfare do u shofin syte.

          1. S
            Sanço Pança

            Bota po "çmendet" fare më duket..!!!! Si ka mundësi që doni me ndërtu bunkera mor mor eiropianë 'trutharë'.!!! Po jemi në 'paqe more ditëzinj'.. A nuk e keni marrë mesazhin nga ne që i kemi kthyer bunkerët ca në muzera dhe ca të tjera në wc-ra dhe armët i kemi demontu,se skemi asnjë tank apo avion,përveç dy elikopterëve që shërbejnë për të çu turistët e huj në spitale kur bijnë apo humbasin nëpër malet e Shqipërisë. 'Jazëk ju qoftë' që nuk n'a dëgjoni ne,që n'a ra goja duke thënë se tash jemi në paqe e nuk ka më luftë.! Rrnoftë Birisha e gjithë non gradat,që asnjëhetë s'e ndalën 'luftën' edhe në dem okrra ciu..,se e fillun në 92-shin,vranë në 97-ën,por jo me avionë bombardues,thjesht me breshëri plumbash qorr,'luftuan' me tank në 98-ën,vranë me pushkë prej vërteti në 2011 dhe nga armatosja popullore në 97-ën,vrasin njëri tjetrin edhe sot e kësaj dite për një vend parkingu. Por 'pak burra' pati ky vend,se shumica ikën nga sytë këmbët,se 'nuk e përballonin dot luftën',apo 'nuk dinin të luftonin'..

            1. a
              anti25642654censurë

              "Nëse Putini sulmon tre vendet e NATO-s, aleatët e traktatit të mbrojtjes do të detyrohen të angazhohen në veprime ushtarake me shtetin sovjetik, përfshirë Britaninë e Madhe dhe SHBA-në."uau gazekari qënka akoma në fillim të '90ës??akoma nuk e ka kuptuar,mësua apo nuk ja ka thënë mami ditën që lindi se""shteti sovjetik" ka marrë fund shumë para se të lindësh ti o kalama muti"??shtetet baltike janë aq të vegjël,nga ana teritoriale,sa do të ishte budallallëk të shkonin të merrnin armët në depo apo dhe në dollap të shtëpisë nëse do të sulmoheshin në mënyrë të befasishme(është pothuajse e pamundur sot e kësaj dite)!!prandaj ata duhet të ndërtojnë vija fortifikimi!relievi i të tre shteteve është aq i pavolitshëm për mbrojtje sa vështirë të gjesh diku tjetër!!ngadalë,ngadalë europianët po e kuptojnë se përsa kohë ka një shtet që armatoset,për aq kohë duhet të jenë dhe ata të armatosur!!tek ne u bë propaganda e mutit,nga shqiptarë MUTI,për shkatërrimin e ushtrisë!!për çvlerësimin e çdo lloj armatimi që kemi pasur,që kemi paguar me paratë tona!një pjesë e bënë për profesion,agjentë të anti shqiptarëve,jug e veri,një pjesë tjetër e bënë për përfitim financiar,pjesa tjetër e bënë si gjela deti që janë!gllugllojnë sa herë që dëgjojnë një vërshëllimë!!këta të fundit,ju garantoj me mijë përqind,që do të jenë ata që do ulërijnë më shumë për budallallëkun që kemi bërë duke shkatërruar ushtrinë e materialin ushtarak!!shkojnë si kovë pusi dhe mohojnë gjithë mutin që kanë ngrënë më parë!!para disa vitesh isha në kalim e sipër në zvicër,vizitova një shokun tim vëndas dhe rastësisht në atë periudhë ishte në votim blerja nga ana e zvicrës së aereoplanëve F35!ky miku tim si "pacifist",jo vetëm që ishte për votimin kundër blerjes(vlera e blerjes ishte 6 mld SFr.për zvicrën asgjë.marrim shëmbull se çdo të thotë kjo vlerë për zvicrën-muajin e parë të karantinës së koronës në fillim të 2020 zvicra vuri në dizpozicion të qytetarëve 40 mld dhe pas tre muajsh e shtoi dhe me 60 mld të tjera!dhe kjo nuk ishte maksimumi!në rastin më të keq që zhvillimit të pandemisë parashikohej të nxirreshin nga arka e shtetit deri në 400 mld)!pasi e diskutuam,me njëri tjetrin,ai tha se "për hatrin tim" do të votonte pro blerjes!!në datë 24 shkurt,dy vet më parë më bëri një tel-"kishe të drejtë" më tha!!nuk më kujtohej se për çfarë referohej,por ai ma kujtoi!!të kujtojmë dy gjëra të thjeshta për zvicrën-1.ka tunelet më të shumta për banorë në botë-2.para 10 vjetësh ishin gati të eleminonin ushtrinë!!pavarsisht se putana vazhdonte të armatosej si i çmëndur!!prandaj mos mendojmë se gomarllëku është vetëm pronë e shqipove!!ne jemi më shumë gjela deti dhe kemi më shumë ndyrësi në politikën tonë të mutit!!

              Lini një Përgjigje