Gara për Shtëpinë e Bardhë dhe mbledhja e fondeve nga kandidatët

1 Prill 2024, 20:50Bota TEMA
Gara për Shtëpinë e Bardhë dhe mbledhja e fondeve nga

Kandidati i pritshëm republikan për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump, do të zhvillojë në Florida një takim për mbledhje fondesh, një përpjekje për të mbyllur hendekun me rivalin demokrat, Joe Biden, i cili po kandidon për një mandat të dytë presidencial dhe ka grumbulluar një shumë rekord fondesh në përpjekjet për fituar zgjedhjet e nëntorit. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Veronica Balderas Iglesias sjell mendimin e votuesve amerikanë lidhur me garën për mbledhjen e fondeve.

Kandidati i pritshëm republikan për president, Donald Trump, ka shprehur bindjen se fushata e tij do të jetë në gjendje të grumbullojë deri 33 milionë dollarë gjatë një darke më 6 prill në Palm Beach të Floridës. Deri më tani, fushata e demokratit Joe Biden ka mbledhur një shumë rekord fondesh, duke e lënë pas kundërshtarin republikan.

Të enjten e kaluar, i rrethuar nga ish presidentët demokratë Barack Obama dhe Bill Klinton, fushata e zotit Biden mblodhi 26 milionë dollarë gjatë një takimi në “Radio City Music Hall” në qytetin e Nju Jorkut.

Zëri i Amerikës mori mendimin e disa votuesve ditën e Pashkëve lidhur me përpjekjet e kandidatëve për mbledhjen e fondeve.

“Paratë nevojiten për reklamat dhe udhëtimet e punonjësve të fushatës. Nuk e kam të qartë se kush i kontrollon se ku shkojnë paratë”, thotë Billi, votues amerikan.

Jackson Tinker është banor i kryeqytetit.

“Shumë para janë derdhur në zgjedhjet tona nga të dyja palët. Mendoj se duhet ta kufizojmë sasinë e shpenzimeve për zgjedhjet.”

Mesazhet dhe strategjitë e kandidatëve duhet të përmirësohen, thotë studentja amerikane Dana Bogs.

“Nuk më intereson mënyra se si dikush e drejton fushatën. Për mua veprimet janë më të rëndësishme se çdo fushatë”.

Ndërsa vizitoi qytetin e Nju Jorkut javën e kaluar, zoti Trump u përqendrua tek rëndësia e luftës kundër krimit. Gjatë ditëve në vijim ai do të zhvillojë tubime në Miçigan dhe Uiskonsin.

Presidenti Biden tha për shtypin se këtë javë do të vizitojë Baltimorën, ndërsa vëmendja e tij është zhvendosur në shtetin e Merilendit pas shembjes së një ure të rëndësishme nga përplasja e një anije mallrash.

Guvernatori i Merilendit, Wes Moore, tha të djelën për rrjetin CNN se shembja e urës ishte një ‘katastrofë ekonomike kombëtare’, pasi mund të ndikojë tek zinxhirët e furnizimit.

“Arsyeja pse është e nevojshme për një vendim dypartiak dhe të shpejtë është se duhet të sigurohemi që ekonomia amerikane të mos ndikohet. Porti i Baltimorës ka një rol thelbësor në rritjen ekonomike të vendit.”

Administrata e Presidentit Biden miratoi 60 milionë dollarë ndihma të menjëhershme pas shembjes së urës. Një pjesë e madhe e kostos së rindërtimit pritet gjithashtu të financohet nga qeveria federalE.

1 Komente

  1. B
    Biden Pampersi

    Biden Pampersi ka thirur per ndihme jevgun Obama ku me presidencen e tij krijoj krisjet te pariparueshme nderetnike dhe Amerika sot eshte me e percare se kure, ndersa Klinton edhe ky i semure nga trute thirret si figure, do te ishte me e dobishme edhe prania e ish satazhiers Monika Lewinsky e njohur per gojoret dhe llapen ne Dhomen Ovale te Shtepise se Bardhe. Biden Torollaku qe rrotullohet si rrotaxhile (terre) dhe zgjat duart duke takur njerez apo aliene ne boshllek eshte i humbur sikur edhe Zoti te zbre ne Amerike. Biden Pampersi eshte presidenti me deshtak qe ka pasur Amerika, gjate drejtimit te tij Bota ka pare vetem luftra dhe kasaphane, Bota sot eshte ne prag te Luftes se Trete Boterore, fitorja e Trump do te ndryshoje cdo gje: Keep America Great.

    Lini një Përgjigje