Gazetari amerikan i Gërdecit flet për ish-të dashurën e McGonigal, që entuziasmoi Berishën: Sillet çuditshëm, po bashkëjeton me mikun e ngushtë të Trump

9 Shkurt 2023, 09:32Bota TEMA

Gazetari amerikan i Gërdecit flet për ish-të dashurën e

Allison Guerriero, ish-e dashura e Charles McGonigal, që u shfaq para disa ditësh edhe në median shqiptare, duket një person e ndjekur nga shumë pikëpyetje.

Gazetari investigativ amerikan Guy Lawson, në intervistën e zhvilluar së fundmi me gazetaren Rudina Xhunga në emisionin Shqip, foli edhe për këtë çështje.

Lawson tha se ish e dashura e McGonigal, po jeton tashmë në shtëpinë e ish-kryebashikut të Nju Jorkut, Rudy Giuliani.

Ky i fundit njihet si një nga njerëzit më të afërt të Trump dhe ka një reputacion të ndërlikuar me gratë. Ish-hero i situatës së pas-sulmeve të 11 shtatorit, Xhuliani u diskreditua më pas, dhe vitet e fundit ka patur shumë telashe ligjore dhe jo vetëm të tilla.

Vetë Trump në një deklaratë për rastin McGonigal e “mallkoi” ish-agjentin në stilin e tij. McGonigal ishte, sipas Trump, zyrtari që e përndoqi pa të drejtë për lidhjet e fushatës së tij presidenciale me rusët.

Në fakt, shumë analistë në SHBA kanë vënë në dukje se zyra e FBI në Nju Jork, ku McGonigal ishte titullar, ishte ajo që e ndihmoi më së shumti Trumpin të zgjidhej president, duke goditur me deklarime hetimesh në fushatë rivalen e tij, Clinton. Kjo degë e FBI, stafi i Trump dhe rusët dukeshin në unison në fushatën e 2016 që i parapriu zgjedhjes së Trump, president.

Ndaj duket e pazakontë lidhja mes ish-njeriut të afërt të McGonigal dhe mikut të Trump.

Gazetari Lawson thotë gjithashtu që Allison Gueriero ka sjellje të çuditshme:

“Ajo duket një figurë mjaft e pazakontë në vetvete. Më duket se ajo po jeton në shtëpinë e Rudy Giuliani, që ndoshta nuk është vendi më i mirë në botë ku mund të varësh shpresat, sepse zoti Giuliani tani po jeton në botën e tij të fantazisë, i është mbyllur zyra e avokatisë, reputacioni i tij është rrënuar.

Nuk e di pse kjo grua dëshiron ta shkatërrojë Mcgonigal, por mesa është bërë e ditur, ajo i ka telefonuar gruas së tij gjithë kohës dhe ishte shumë e zemëruar që ai e kishte ndarë. Por kështu dalin këto gjëra, apo jo. Ka gjithmonë një pjesë njerëzore të çdo historie” – tha ai në intervistën e fundit.

11 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    sa e shëmtutë qeka dreqi!! përfytyroni të kishin ndonjë dashnore të bukur si kim kardashja,o ndonjë Vipe të BB të Topes?!i zinin me shpulla më shumë se luiiziiin !!

    1. B
      Beni

      Ky po qe i paska hallall leket nuk del vetem per te sulmuar Berishen por dhe per te mbrojtur Ramen! Paguaj nje dhe merr dy!

      1. I
        Ilir Meta

        Ore Ben qimja ,un nuk jam as me Meron e per me teper me Ramen ,po pse nuk thua qe kete e ka ber gazetari amerikan por i hakereesh Meros ,po nuk e ben dot se bie ne linje me Dullen qe ishte antiamerikan i terbuar si idhulli yt Sali kerma ,ndaj ti Ben qimja(po te jesh tirons e di kush esht ben qimja) konsiderohesh si Mbetje Ushqimore Trupi i dulles.

    2. r
      re ne sy

      ahahh kur tema perpiqet te demoaskoje nje shtetase amerikane, qe ti ule vlerat deshmise kundras rames. jeni mesuar me katunaret e shqiperise ju o Mero. Kte komentin coja Meros, ska nevoj ta aprovosh

      1. N
        New York City

        Allison Guerriero eshte nje femer e alkolizuar dhe e dehur ne cdo moment Deshmite e saj nuk merren parasysh nga gjykata per arsye te gjendjes saj psiqike Tani ka gjetur mbrojtje te nje person i diskredituar si Rudy Giuliani

        1. A
          Alex

          New york city. Po ti nga e di apo e ke pas dashnore

        2. N
          Noci

          Hetuesit amerikane nuk kane marre parasysh asnje deklarim te kesaj femre se e kane quajtur te pa qendrueshme menderisht

          1. a
            amerikanino

            FBI nuk i ka marre parasysh qe ne nisje deklarimet e Guerrieros, hetimi per ate McGonigal behet ne baze te dy akuzave. Njera per afera me ate manjatin e Putinit, tjetra per ryshvetet nga ai malok Neza i Edvinit. Sa per kujtese : Ish-Agjentja speciale e FBI Coleen Rowly deklaroi ne VOA " Charles (McGonigal) shkau se donte te pasurohej para se te dilte ne pension..."

            1. p
              pokeristi

              z.Lawson! Mbeteni gjithmonë një gazetar investigativ ,real dhe objektiv,i ndershëm dhe profesjonal.Zonjushja Alison paska qenë pjesmarēse në disa ngjarje,që me të drejtë ju e quani “të ndërlikuar”.Lidhja e saj me dashuriçka me persona,që kanë peshë në ngjarje me peshë e thjeshtëzon problemen Tramp-Klinton-Mcgonnal,ndërhyrje ruse në zgjedhjet amerikane,spekullim në zgjedhjet shqipëtare. Sa e ndërlikuar,aq e thjeshtë. Të presim versjonin përfundimtar të drejtësisë amerikane,pastaj të flasim të gjithë. Faleminderit z.Lawson.

              1. p
                pokeristi

                z.Lawson! Mbeteni gjithmonë një gazetar investigativ ,real dhe objektiv,i ndershëm dhe profesjonal.Zonjushja Alison paska qenë pjesmarēse në disa ngjarje,që me të drejtë ju e quani “të ndërlikuar”.Lidhja e saj me dashuriçka me persona,që kanë peshë në ngjarje me peshë e thjeshtëzon problemen Tramp-Klinton-Mcgonnal,ndërhyrje ruse në zgjedhjet amerikane,spekullim në zgjedhjet shqipëtare. Sa e ndërlikuar,aq e thjeshtë. Të presim versjonin përfundimtar të drejtësisë amerikane,pastaj të flasim të gjithë. Faleminderit z.Lawson.

                1. B
                  Biku

                  Bo bo sa merak qe eshte bere tema nga ky scandal I padronit te gjate.Çdo dite perralla made in Tepelena boton.Bej ca pushim Mero se po te shtrydh si limon Ramiu.

                  Lini një Përgjigje