Gazetarja zbuloi të shkuarën e errët të babait të saj, reagon kryeministrja e re e Italisë

3 Tetor 2022, 13:26Bota TEMA

Gazetarja zbuloi të shkuarën e errët të babait të saj,

Gazetarja e njohur italo-izraelite, Rula Zebrael, ka nxjerrë në dritë detaje të reja nga jeta private e kryeministres së re të Italisë, Giorgia Meloni. Gazetarja i është referuar të shkuarës së babait të fitueses së zgjedhjeve parlamentare italiane.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, gazetarja pretendon se babai i Melonit ka qenë trafikant droge dhe sipas saj ai është dënuar dhe ka kryer dënim në burg.

Menjëherë pas postimit ka ardhur reagimi i kryeministres italiane. Duke mos mohuar të shkuarën kriminale të babait, Meloni tha në një postim në rrjetet sociale se nuk ka asnjë lidhje me babanë, duke theksuar se ka shkëputur marrëdhëniet me të që prej moshës 1-vjeçare, kur prindërit u divorcuan.


“Të gjithë e dinë se unë kurrë nuk kam pasur më kontakt me të deri në vdekjen e tij. Por, me sa duket, nuk ka rëndësi, Natyrisht, ajo që unë mendoj është se mëkatet e prindërve nuk duhet t’i ndjekin fëmijët”, shkruan Meloni.

Kryeministrja e sapo zgjedhur është vënë në shënjestër nga mediet dhe rivalë të saj për shkak të binjdeve të saj politike të djathta.

Udhëheqësja e ekstremit të djathtë, Giorgia Meloni, shpalli fitoren në zgjedhjet parlamentare në Itali më 25 shtator.

 

3 Komente

  1. g
    goni

    nuk e di a i ka thene njeri ketyre tek tema qe emrat e huaj(ne kete rast italiane) nuk shkruhen si ne itali edhe ketu tek ne por i nenshtrohen normave te gjuhes sone qe ju mesa duket as i dini sot dhe as do i dini kurre ...ju rrofte merua qe ju jep ndonje rroge minimale .....

    1. j
      john

      Nuk besoj se e ke seriozisht kete qe thua, se emrat nuk perkthehen por shkruhen ashtu si jane atje ku perdoren. Po ta kesh seriozisht ke nevoje te "zdrugohesh". Se po ti thuhet nje polici italian te gjendet nje person me emrin p.sh. Aghim, i bie qe ne kontrollin e pashaportave mos gjendet kurre se do jete i shkruar Agim.

      1. m
        mendimi im.

        Mendoj se emrat e huaj duhet te shkruhen ashtu sic jane ne original ne gjuhen e tyre. Pretendimi me i shkru ashtu sic shqiptohen ne gjuhen shqipe mendoj qe eshte i gabuar, sepse shoh nje paaftesi ekstreme, kryesisht ne emrat dhe termat e gjuhes angleze. Menyra si mundohen ti shqiptojne tingellon shume qesharake. Eshte ma mire mos me e dite dicka, se me e mesu gabim.

      Lini një Përgjigje