Një gjykatë federale në Shtetet e Bashkuara ka rrëzuar tarifën prej 100 mijë dollarësh të vendosur nga Presidenti Donald Trump për vizat e punës H-1B.
Përmes një vendimi të prerë, gjykatësi e cilësoi këtë masë si një taksë të paligjshme të pautorizuar nga Kongresi, duke kujtuar se presidenti i vendit nuk ka kompetenca kushtetuese për te marrëce vendime të tilla.
Kjo tarifë goditi drejtpërdrejt industrinë e teknologjisë, duke rritur në mënyrë drastiike kostot për kompanitë që synonin të afronin specialistë të huaj.
Nga ana tjetër, Shtëpia e Bardhë u mbrojt me argumentin se pagesa ishte një penalitet i ligjshëm për të mbrojtur tregun vendas, duke pretenduar se programi H-1B po përdorej për të zëvendësuar amerikanët me fuqi punëtore më të lirë.
Megjithatë, shifrat tregojnë se tarifa rezultoi dështim në praktikë. Deri në mesin e muadjit shkurt, autoritetet e imigracionit regjistruan vetëm 85 pagesa.
Para këtij ndryshimi, kompanitë paguanin nga 2 mijë deri në 5 mijë dollarë për aplikim.
Programi H-1B garanton çdo vit 65 mijë viza për profesionistë të huaj dhe 20 mijë të tjera për ata me kualifikime të larta.
Lini një Përgjigje