Sulmi me 144 viktima në Moskë, arrestohen tre autorë të tjerë të dyshuar

1 Prill 2024, 14:57Bota TEMA
Sulmi me 144 viktima në Moskë, arrestohen tre autorë të

Shërbimi rus i sigurisë (FSB) njofton se ka arrestuar tre autorë të tjerë të dyshuar në lidhje me sulmin terrorist në sallën e koncerteve në Moskë, ku humbën jetën 144 persona.

FSB vuri në dukje se këta individë, shtetas të huaj, po “përgatitnin një akt terrorist në vende publike në Kaspiysk”, një qytet që ndodhet pranë kryeqytetit të Dagestanit, një republikë ruse Kaukaziane me një popullsi kryesisht myslimane.

Personat e arrestuar posedonin një eksploziv të improvizuar dhe armë automatike.


FSB sqaroi gjithashtu sot se të arrestuarit ishin “të përfshirë drejtpërdrejt në financimin dhe sigurimin e pajisjeve dhe mjeteve terroriste për autorët e aktit terrorist të kryer më 22 mars 2024” në Crocus City Hall. 

Lini një Përgjigje