Tërmeti shkaktoi dëme kolosale, xhihadistët sirianë arratisen nga burgu

7 Shkurt 2023, 12:22Bota TEMA

Tërmeti shkaktoi dëme kolosale, xhihadistët sirianë

Të paktën 20 të burgosur në një burg sirian, që besohet se janë xhihadistë janë arratisur nga burgu pasi tërmeti dëmtoi godinën, shkruan AFP.

Burgu në qytetin Rajo pranë kufirit turk mban rreth 2,000 të burgosur, me rreth 1,300 prej tyre të dyshuar si luftëtarë të ISIS-it, tha një zyrtar në burg. Ai mban gjithashtu luftëtarë nga forcat e udhëhequra nga kurdët.

Tërmeti i së hënës me magnitudë 7.8 – i cili u pasua nga dhjetëra pasgoditje në rajon, shkaktoi dëme duke përfshirë çarje të mureve dhe dyerve në këtë burg. 

Lini një Përgjigje