Tërmeti tragjik në Turqi, gazetari jep detaje: Nën rrënoja ka dhe deputetë

6 Shkurt 2023, 11:07Bota TEMA

Tërmeti tragjik në Turqi, gazetari jep detaje: Nën rrënoja

Gazetari Sokol Brahaj ka bërë me dije se nën rrënojat si pasojë e tërmetit tragjik në Turqi ka dhe deputetë të parlamentit turk.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se gjendja është shumë kritike, ndërsa shtoi se pritet që numri i viktimave të rritet.

Ndër të tjera ai bëri me dije se numri aktual i ndërtesave të shkatërruara nga tërmeti është 1180.

“Ky është tërmeti më i madh i 90 viteve të fundit. Ka lënë pasoja të mëdha në Turqi dhe në zonat përreth.

Deri më tani janë 284 persona viktima dhe në dhjetëra mijëra ndërtesa që janë shembur po kërkohet për të nxjerr personat që kanë ngelur nën rrënoja. Pritet që numri i viktimave të jetë shumë i madh.

Gjendja është shumë kritike. Kam të dhëna se nën rrënoja ka dhe deputetë të parlamentit që kanë ngelur në gërmadha. Deri tani 1180 objekte raportohen të shkatërruar”- tha ai.

2 Komente

  1. E
    Emiljano

    Po pse mor gazetar legen nuk jane te gjitha jetet njesoj,apo deputeti vlen me shume se njeriu thjeshte.

    1. L
      Loku

      Nga gjith kjo tragjedi ka dhe nje lajm te mire,paska dhe deputet ne renoja.

      Lini një Përgjigje