Inteligjenca ukrainase zbulon sëmundjet që rrezikojnë jetën e Putinit: I kanë mbetur dy vite jetë

27 Qershor 2022, 12:39Bota TEMA

Inteligjenca ukrainase zbulon sëmundjet që rrezikojnë jetën

“Vladimir Putin ka më pak se dy vite jetë pasi ai vuan nga disa sëmundje të rënda”. Kjo është deklarata shokuese që ka bërë së fundmi kreu i shërbimit të inteligjencës ukrainase, sipas Daily Mail.

Gjenerali Kyrylo Budanov tha se spiunët e Kievit që hynë në Kremlin i bënë pretendimet bazuar në inteligjencën njerëzore. Budanov shtoi: “Putini nuk ka një jetë të gjatë”.

Shëndeti i Putinit ka qenë subjekt i thashethemeve të ashpra prej muajsh, duke u përshkallëzuar pasi ai u fotografua duke u mbajtur te tavolina gjatë një takimi me ministrin e mbrojtjes Sergei Shoigu. Qëndrimi i dobët i Putinit dhe fytyra e qafa në dukje të fryra ndezën spekulime për shëndetin e liderit, i cili thuhet se është përkeqësuar që nga pushtimi i Ukrainës.

Udhëheqësi i Kremlinit u pretendua në prill se kishte nevojë për një operacion urgjent prej kancerit. Putin gjithashtu thuhet se vuan nga Parkinson dhe ‘simptomat skizofrenike’, sipas burimeve të Kremlinit.

Ndërkohë, kolegu i King’s College në Londër, Michael Clarke, i tha Sky Neës këtë muaj: “Më 7 tetor ai do të jetë 70 vjeç. Ai dihet se përdor shumë Botox-in. Ai lëviz me mjekë, dihet se ka një ekip të vogël mjekësh që nuk janë kurrë larg, dhe thuhet se ai i cakton takimet në intervale të shpeshta për të shkuar dhe konsultuar me dikë.



Unë dyshoj se ai është vetëm një hipokondriak, për të qenë i sinqertë”. Një oficer i FSB-së e përshkroi gjithashtu gjendjen e presidentit rus si një formë të rëndë të kancerit që përparon me shpejtësi, pasi spekulimet u shtuan se Putini vuante nga një formë e sëmundjes së rëndë në mes të pushtimit të Ukrainës.

3 Komente

  1. l
    lenci bira

    Ne qoftese bota po pret te vdes Putini te jeni te sigurte qe bota do flasin rusisht, bota duhet te bej cdo gje qe ky te falimentoj si njeri dhe si shtet, por nese prisnite vdes putini kjo eshte bull shit koha do ta vertetoj se sa do jetoj putini Nje fjal e vjeter thot, qe gomari hedhe shqelma me shume kur jep shpirt

    1. L
      Let's go Brendon... FJB

      Bota ka 4 muaj qe flet rusisht.. Argumenti yt eshte i sakt por kur lajmet vijne nga Ukraina nuk jane te besueshem

    2. d
      dyshuesi

      Paska dhe du vite jete ..! Shume jane , mjaftueshem per te bere gjemen. Po te kishte nja dy jave atehere po qe do ishte lajm.

      Lini një Përgjigje