Intervista/ Vladimir Putin fshihet se ka frikë mos vritet, por ai është në krye të listës

21 Maj 2023, 13:02Bota TEMA

Intervista/ Vladimir Putin fshihet se ka frikë mos vritet, por ai

Shërbimet sekrete ukrainase nuk e kanë vrarë ende Vladimir Putinin sepse ai qëndron i fshehur. “Ai sapo ka filluar të nxjerrë sërish kokën jashtë, dhe kur e bën, ne nuk jemi të sigurt nëse është vërtetë ai”- thotë gjenerali ukrainas Vadim Skibicki, numri dy i shërbimit sekret ushtarak, GUR, nga tavolina e të cilit kalojnë të gjitha operacionet e bujshme dhe të guximshme përtej vijës së frontit dhe deri në zemër të Rusisë. Ai nuk ngurron të pranojë objektivin më të lakmuar prej tyre: eliminimin fizik të presidentit rus.

A qëndron GUR pas sulmeve ndaj intelektualëve rusë pro luftës? Unë mendoj se rusët janë në luftë me njëri-tjetrin, duke luftuar se kush do të marrë lidershipin. E kam fjalën për njerëz si Prigozhin, Girkin dhe të tjerë që kritikojnë pushtetin në Moskë dhe ushtrinë.

Eprori juaj, Budanov, thotë se ju keni një listë të gjatë objektivash për të eliminuar. A do të ketë atentate të tjera ndaj propaganduesve të regjimit të Putinit?

Ata nuk janë fokusi ynë kryesor, nuk janë aq të rëndësishëm. Prioritet është goditja e një komandanti njësie që dërgon trupat e tij për të na sulmuar në frontin e luftës.

Dhe a mund ta bëni këtë?

Po, ky është një sinjal i fortë për të gjithë të tjerët. Nuk mund të them kush dhe sa janë ata, por ne i ndjekim në mënyrë perfekte lëvizjet e tyre, qendrat komanduese dhe pozicionet e tyre në front.

A do ta organizoni ju një sulm të ri në Krime?

Lëvizja e armëve dhe municionit kalon përmes Krimesë, dhe nuk ka aq shumë infrastrukturë jetike që ta bëjë të pamundur pengimin e kësaj linje. Forcimi dhe rigrupimi i rusëve, furnizimi me municione dhe pajisje në territoret e pushtuara kryhet nga gadishulli. Ka partizanë që janë të aftë të godasin rusët, por po ashtu edhe ne. Hedhja në erë e Urës së Kerçit është e rëndësishme.

A e keni bërë në veri, në Rusi, në hekurudha, depo, aeroporte?

Po, por të gjitha furnizimet vijnë nga Rostov ose përmes Krimesë. Ato kalojnë gjithmonë nga këto dy rrugë të mëdha, dhe rusët e dinë se sa të rëndësishme janë rajonet e Zaporizhzhias dhe Khersonit. Ata po rindërtojnë me shpejtësi portin e Mariupolit, që do të shndërrohet në një element të tretë thelbësor për logjistikën.

Është logjike që po. Nëse ka karburant, armë dhe municione, ato do të eliminohen.

Kush i merr këto veprime, ju apo forcat e armatosura të rregullta?

Si ushtria po ashtu edhe ne si shërbim sekret kemi një komandë të forcave speciale, që merret enkas me këtë gjë. Ne i ndajmë detyrat. Duhet ta vrasim armikun para se të mbërrijë te ne. Dhe ne duhet të detyrojmë ndryshimin e të gjitha programeve dhe planeve të tyre.

A po përpiqeni të vrisni Putinin?

Ai e ndien që po afrohemi, dhe ndoshta ka frikë se mos eliminohet nga njerëzit e tij. Shumë njerëz në Rusi e mbështesin ende “operacionin special”. Por duke monitoruar rrjetet sociale dhe përgjuar telefonat, e kuptojmë se viktimat në radhët e ushtrisë ruse janë aq shumë sa po krijojnë ankth te populli rus.

E njëjta gjë vlen edhe për biznesin, për elitat e biznesit që po humbasin miliarda dollarë. Ndërkohë për shkak të sanksioneve, atyre u mungojnë shumë elementë për prodhimin e raketave, për shembull për X-101 dhe kjo ndikon në saktësinë e tyre. Rusët mburreshin se kishin armët më të fuqishme dhe të sofistikuara. Por është një përrallë. Shihni flotën e tyre në Detin e Zi: ajo nuk po del më nga porti, dhe po aty kanë fshehur edhe nëndetëset.

Budanov flet për një brez të çmilitarizuar prej 100 km, si garanci për një marrëveshje paqeje...

Së pari, duhet të arrijmë të çlirojmë territorin tonë deri në kufi. Pastaj gjithçka do të varet nga negociatat. Por unë do t’ju jap një shembull, termocentralin bërthamor të Zaporizhzhias. Për ne ai duhet të çmilitarizohet dhe rreth tij duhet të krijohet një zonë sigurie.

Ne jemi duke negociuar, por rusët thonë: Ok, le të flasim me Grosin e IAEA, por nëse heqim armët e rënda ne do të lëmë këtu ushtarët tanë”. Bisedimet me ta do të jenë shumë të vështira. Pastaj duhet të ketë një garant që do të respektohen marrëveshjet, sepse ne nuk u zëmë besë rusëve.

Cila është marrëdhënia juaj me Prigozhin?

Po përpiqemi që ta vrasim edhe atë.

Objektivi i parë në listën tuaj?

Vladimir Putin, që koordinon dhe vendos. Por të gjithë rusët duhet të japin llogari për atë që kanë bërë. Shefi i Shtabit Gerasimov dhe Ministri i Mbrojtjes Shoigu, e planifikuan sulmin dhe nuk mund të kthehen më prapa. Çeçeni Kadirov ishte shumë i pranishëm në muajt e parë, por ku është ai tani? Ai po e kupton se në aspektin strategjik regjimi i Putinit e ka humbur tashmë luftën. Por lista nuk mbaron me kaq. Janë Surovikin dhe komandantët rusë që kanë ardhur këtu në Ukrainë duke menduar do të merrnin pjesë në një paradë.

Cili është kufiri juaj? A mund të vrisni një civil rus? Një oligark? Një propagandist?

Ne jemi në luftë dhe ata janë armiqtë tanë. Nëse një personazh me peshë prodhon ose financon armët e tyre, eliminimi i tyre do të shpëtojë shumë civilë ukrainas. Ndaj ai do të vritet. Sipas konventave ndërkombëtare është një objektiv legjitim.

Ka sinjale se jeni duke përgatitur sulme me uranium të varfëruar?

Rusët po e shfrytëzojnë këtë çështje për t'ju frikësuar.

A do ta shkatërroni Urën e Kerçit?

Do t’i lëmë një rrugëdalje. Sa herë që ka një shpërthim në Krime, ura bëhet shumë e populluar me njerëz.../ Marrë nga CNA.al

10 Komente

  1. B
    Baide ballaidia

    Patjeter, edhe pak sipas gazetareve te sorres edhe juve bashke mw ta ukarhinasit pritet qw te mberrijne nw Moske pwr disa dite!...Nuk eshte gedafi dhe sadami Putini o " trimat w qyfyrexhiut Zelo"!

    1. A
      Artan

      Po sipas putanave te Putanes si ti,kur pritet te mberrijne muzhiket ne Kiev?

    2. V
      Vin

      ahaha, kto lloj lajmesh propagande ja kan kaluar edhe Gëbelsit per nga fantasia .

      1. P
        Putin Gelboqja

        fantazi eshte te thuash qe Putin leviz lirshem e pa truproja, vin vin vin koqja.

      2. D
        Drini

        Rusia u dhje o rusofil. Ka nje vit e gjysme qe pp i zberthehen breket "superfuqis" tende p pjelle berishjane.

        1. m
          mos e besoni po deshet

          Kurse ai Vollodymyri i Ukraines nuk fshihet fare, del perdite neper Kiev e i bo karshillek ruseve...

          1. G
            Gjirokastriti

            Vollodymyri i Ukraines po bredh ne gjithe boten, po ai Vollodymyri i Moskvas maksimumi del deri ne Ceceni ...

          2. P
            Pirdhni se liroheni.

            Interviste leshi, a thua se Ukraina e ka ne dore Rusine dhe mund te vrase ke te doje perfshi edhe Putinin. Ta-varish Vadim deri me tani po luftoni me grupin e mercenareve private Wagner qe u ka vene para si lopa dhe jo me ushtrine e Putinit. Keni ndihmen e NATO dhe te shume e shume shtetve te tjera dhe po i ja rruani Putinit me brisk....rus. Bej te fala kar-agjozit lolos Zhele-nski ku nen urdherat e tij je edhe ti..

            1. P
              Per Vladimir Vladimirovicin

              E dike me e shkrujt mire shqipen........por mendimet dhe arsyetimet i paske per te ardh keq or ti lum "Babushka"...........mbathja nga ke ardhur ne stepat e Uralit atje ku pulat hane gura zalli

            2. T
              Turi

              Lesh me qime kadaif

              Lini një Përgjigje