Intervistoi Putinin, moderatori amerikan pro Trump kritikohet për propagandë

9 Shkurt 2024, 14:11Bota TEMA

Intervistoi Putinin, moderatori amerikan pro Trump kritikohet për

Intervista e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, me Tucker Carlson, komentuesin amerikan i cili ka bërë emër duke përhapur teori konspiracioni dhe e ka vënë në pikëpyetje mbështetjen e Uashingtonit për Kievin në luftën e saj kundër trupave pushtuese ruse, është kritikuar ashpër pse i është dhënë platformë propaganduese liderit rus në intervistën e tij të parë me një gazetar amerikan prej se Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës para gati dy vjetëve.

Gjatë intervistës, Putini përsëri pretendoi se Ukraina ishte kërcënim për Rusinë, sepse Perëndimi po e tërhiqte këtë vend drejt NATO-s – gjë që është mohuar plotësisht nga aleanca ushtarake – derisa i ka shmangur temat si, lufta e tij brutale ndaj shoqërisë civile dhe lirisë së shprehjes në Rusi.

Putini i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara t’i bëjnë trysni Kievit t’i ndalë luftimet dhe të arrijë marrëveshje me Rusinë, e cila e ka pushtuar një të pestën e Ukrainës.

Carlson rrallëherë e sfidoi Putinin, i cili foli gjatë për historinë e Rusisë dhe Ukrainës, duke dështuar t’i përmendë akuzat nga grupet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut se Rusia ka kryer krime lufte në Ukrainë.

Edhe ndaj vetë Putinit ka urdhërarrest ndërkombëtar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për dëbimin e jashtëligjshëm të fëmijëve ukrainas dhe dërgimin e tyre në Rusi gjatë luftës.

“Putini e dha mesazhin e tij ashtu siç dëshironte”, tha Ian Bremmer, ekspert politik nga Nju Jorku dhe president i Eurasiagroup.

Carlson është përballur me kritika për intervistimin e Putinit kur Qeveria e tij po e mban Gershkovichin dhe një tjetër gazetare amerikane, Alsu Kurmashevën e Radios Evropa e Lirë, në burg nën akuzat në lidhje me raportimet e tyre, të cilat të dy i mohojnë plotësisht. Rasti i Kurmashevës nuk u përmend në intervistë.

Për Gershkovichin, Putini tha se zyrtarët rusë dhe amerikanë janë duke biseduar dhe se ka përparim në këtë rast. Ai la të kuptohej se Moska e dëshiron që Gjermania ta lirojë Vadim Krasikovin, i cili u dënua më 2019 për vrasjen e një disidenti çeçen në Berlin, në këmbim të Gershkovichit.

“Ne kemi vullnet ta zgjidhim këtë, por ka kushte të caktuara që duhet të bisedohen. Unë besoj se mund të arrihet marrëveshje”, tha ai.

Komentuesi politik i ekstremit të djathtë, Tuchker Carlson, i cili e mbajti intervistën më 6 shkurt dhe e publikoi në uebsajtin e vet, e pyeti Putinin nëse ai mund ta parafytyronte Rusinë duke dërguar trupa brenda Polonisë.

“Vetëm në një rast, nëse Polonia e sulmon Rusinë. Ne nuk kemi interes në Poloni, apo Letoni, apo diku tjetër. Pse do ta bënim këtë? As që bëhet fjalë”, tha Putin.

Carlson, ish-gazetar i Fox News, bëri emër duke përhapur teori konspiracioni dhe e ka vënë në pikëpyetje mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën në luftën e saj kundër trupave pushtuese ruse. Kjo ishte intervista e parë e Putinit me një figurë të mediave perëndimore prej se Rusia e nisi pushtimin e Ukrainës në fillim të vitit 2022.

Duke e përshkruar vendimin për ta intervistuar Putinin, Carlson tha më 6 shkurt në X se mediat amerikane përqendrohen në presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe se zëri i Putinit nuk dëgjohet në Shtetet e Bashkuara, sepse gazetarët perëndimorë “nuk e kanë marrë mundimin” ta intervistojnë atë prej se nisi pushtimin e Ukrainës.

Por, shumë gazetarë perëndimorë e kanë mohuar këtë, duke thënë se ata kanë kërkuar vazhdimisht ta intervistojnë Putinin, por janë refuzuar.

Këtë e konfirmoi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili tha se zyra e tij ka marrë shumë kërkesa për intervista me presidentin, por “shumica e mediave perëndimore që çojnë kërkesë janë televizione tradicionale ose gazeta të mëdha të cilat nuk e marrin mundin bile të duken të paanshme në raportimet e tyre. Natyrisht se nuk kemi dëshirë të komunikojmë me media të tilla”.

Reputacioni i Carlsonit si gazetar i pavarur është vënë në dyshim, dhe më 2020, Fox News e fitoi një rast për shpifje kundër tij. Gjykatësja kishte thënë në vendimin e saj se Carlson gjatë prezantimit të storjeve nuk po “theksonte fakte të vërteta” për çështjet që diskutonte dhe se po “ekzagjeronte”.

9 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    " Ne nuk kemi interes në Poloni, apo Letoni, apo diku tjetër."thotë xhaladi,por ka harruar se të njëjtat fjalë ka thënë dhe 20 vjet më parë për ukrainën??ska faj i shkreti ka një "demencë" të parakohëshme!71 vjeç!?xha ladi nuk ka nevojë për shkak që të sulmojë dikë!e sajon nga momenti në moment dhe thotë "unë kam të drejtë"!ec e mbushi mëndjen gjelit,pastaj,"që unë nuk jam kokërr misri"!!

    1. R
      Ramut bolja

      Po mero po propagande si puna jote qe na çave trapin mr propaganden tate

      1. Z
        Zhvejku

        Me teremend e kini se ne amerik, po edhe ne tere perendimin ka shtyp te lire!? Shtypi dhe mediat vizive me propaganden e tyre historikisht i kane sherbyer dhe sherbejn klases sunduese, jane raste te ralla, kur muti behet mullar dhe tipa si censuma, ganiartani nuk arijne te hane teter, dele ndonje ze i veçuar ti tregoje te verteten miletit perparimtar e paqedashes...!

        1. g
          ganiu

          Jo, mër jo bëjmë sikur besojmë, nga fryka. E dimë që liri shtypi ka vetëm në Rusi, 1000 vjetët e fundit, në Kinë, në Korenë e Veriut, në Iran, dhe sidomos në Shqipërinë komuniste. O ti Torre suma, mos do të thuash se dhe në Rusi është njëlloj si në perëndim? Dhe atje nuk ka liri fjale? Dhe atje medja është në shërbim të putinit? Mos se u bëre si mami jot. Ajo të thyen karin ti të thyen besimin. Nuk është faji tënd, bir Putini je. Ke të fala nga Cenua "në PS të paftë".

        2. R
          Respekt per Tucker Carlson

          Une do te thoja qe perpara se te sulmoni gazetarin Carlson dhe ta damkosni me teori konsiprative beni pak kerkim per te dhe shkruani nje shkrim objektiv. Duket sikur ky shkrim eshte perkthyer dhe postuar ne shqip. Cfare ka thene Carlson si gazetar nuk jane teori konspirative por ai ka raportuar fakte. Duhet te kemi parasysh qe Carlson ka qene gazetar i kanalit televiziv FoxNews per nje kohe shume te gjate. Dhe per me shume se nje vit ai ka sulmuar establishmentin duke informuar publikun amaerikan ne menyre objektive. Sigurisht qe ata e lane te fliste per nje kohe shume te gjate, e lane per nje aresye. Pastaj, per aresye qe i dine vetem ata qe kontrollojne spangot e "kukullave te teatrit" e flakemn jashte televizionit te tyre. Ai eshte nje gazetar shume popullor dhe i respektuar, dhe jo KONSPIRACIONIST. Sot, ata qe nuk e duan objektivitetin ne njoftim lajmesh e shpallin armik, tradhetar, propagandist, ose konsiparionist, madje kane bere thirrje ta fusin ne burg per te ulur respektin per keta persona qe duan te perhapin te verteten.

          1. J
            Juristi

            Kta e kanë marrë nga ndonjë faqe woke kshu multi genders Se nje politikan belg kishte kerkuar qe BE-ja "demokratike" ti ndaloje hyrjen ne BE pse ka intervistuar presidentin rus

            1. S
              Suksese te metejshme

              Tucker, u pushua nga puna pasi u dënua nga gjykata ma FAKTE për shpifje dhe dënoi FOX NEWS si pjesë e shpifjeve përderisa askush nga FOX NEWS nuk verifikonte deklaratat a Tucker plerës. Tucker ka humbur respektin e gjithë medjas amerikane dhe të gjithë gazetarët e përbuzin për mashtrimet e tij. Mashtrimet e tij krijuan mendësira si e jotja që kanë respekt për të. Ti je një 100% viktimë e teorive konspirative të tij që thjesht ishin çfarë Tucker donte dhe që nuk kishin asnjë lidhje me realitetin. A e di ti që Tucker është I papunë sot pasi asnjë medje nuk e punëson? Ky është Tucker por ti që ke respekt për të je bër për të parë një psikolog. Mos e merr personale se janë shumë si ty për shkak të Tucker. Tung në trutë e tua.

              1. g
                ganiu

                Vetëm 700 mln, u dënua. I paguan Fox News, jo ai. I vetmi problem është se nuk e merr kush në punë më.

              2. g
                ganiu

                Respekt për TC? Përse? Se në më shumë se 2 orë tha vetëm dy fjalë? Ore Rr k, çfarë kujton ti se është gazetari, një koqe që dëgjon monolog diktatorësh? Shiko një herë intervistën e Oriana Fallaci me Khomeinin, ose me Amanpur. Tucki nuk është gazetar o kooooqe. Kërko biografinë e tj në internet dhe do shohësh se askund nuk përmendet si gazetar.

              Lini një Përgjigje