Franca u trondit ditën e djeshme nga një sulm me thikë ndaj një grupi fëmijësh në qytetin e Annecy-t.
Një emigrant sirian i armatosur sulmoi një grup të fëmijëve parashkollorë, që po luanin pranë një liqeni në Alpet franceze. Si pasojë e sulmit mbetën të plagosur 4 fëmijë dhe një person i rritur.
Ish-futbollisti i Liverpoolit, Anthony Le Tallec ka qenë dëshmitar i momenteve të tmerrit. Në një prononcim të dhënë në rrjtet sociale Tallec tha se ndodhej në park për të bërë vrap dhe e cilësoi të enjten si ditën më të keqe të jetës së tij.
“Nuk mund të ndalem së menduari për familjet që janë prekur nga kjo ngjarje dramatike”, shkruan Le Tallec në Twitter.
Në një postim në Twitter ai shton se ishte në një “gjendje shoku”, pasi sapo kishte pasur një “përballje me vdekjen”.
“Dua të them se policia e ndoqi sulmuesin me shumë guxim dhe bëri të pamundurën për të mbrojtur njerëzit… Nuk po e vë në dyshim guximin e tyre”, tha ish-futbollisti.
Lini një Përgjigje