Italia çon dëm ujë të pijshëm të mjaftueshëm për 43 milionë njerëz

7 Qershor 2023, 20:50Bota TEMA

Italia çon dëm ujë të pijshëm të

Pjesa më e madhe e rrjetit të shpërndarjes së ujit në Itali është më shumë se 30-vjeçare. Italia harxhon në vit aq ujë sa do t’u mjaftonte 43 milionë njerëzve, sipas Institutit Kombëtar Italian të Statistikave.

Për shkak të infrastrukturës së vjetër, 42 për qind e ujit të pijshëm humbi vitin e kaluar. Rreth një e katërta e rrjeteve të vendit janë mbi 50-vjeçare dhe 60 për qind kanë qenë në funksion për më shumë se 30 vjet.

Çmimi i ujit të pijshëm në Itali është ndër më të ulëtit në Evropë me një metër kub kushton 2 euro - gjysma e çmimit që ka Franca - dhe furnizimi nuk ka qenë problem në të kaluarën. Por vitet e fundit, megjithatë, italianët janë përballur me kufizime të ujit.

Por, pavarësisht përpjekjeve për të kursyer ujin, rrjeti i vjetëruar çon në shpërdorim. Mesatarisht, evropianët konsumojnë 125 litra ujë në ditë. Falë tubave që rrjedhin, italianët konsumojnë 236 litra.

Problemet më të mëdha të humbjes së ujit janë në jug. Në veri, kompanitë në rajonin e Friulit kanë vendosur të bashkohen për të investuar në rrjet.

Matësit inteligjentë janë duke u instaluar për të parandaluar humbjet e konsumatorit dhe shpërndarja e ujit po dixhitalizohet për të parashikuar se ku mund të shfaqen problemet.

Në total, Italia kërkon të shpenzojë 4 miliardë euro nga fondet evropiane për ndërtimin e 25 000 km rrjete të shpërndarjes së ujit për të zgjidhur problemet e mungesës së ujit.

Lini një Përgjigje