Izraeli paralajmëron se sulmi në Gaza mund të zgjasë një javë

6 Gusht 2022, 19:49Bota TEMA

Izraeli paralajmëron se sulmi në Gaza mund të zgjasë

Ushtria izraelite paralajmëroi të shtunën se sulmet ajrore vdekjeprurëse kundër militantëve palestinezë në Gaza mund të zgjasin një javë.

Kjo, pasi zjarri ndërkufitar jehoi për të dytën ditë në përshkallëzimin më të keq që nga lufta e vitit të kaluar.

Izraeli ka thënë se ishte i detyruar të nisë një operacion “parandalues” kundër Xhihadit Islamik, duke thënë se grupi po planifikonte një sulm të afërt pas ditëve të tensioneve përgjatë kufirit me Gazën.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia franceze “AFP”.

Autoritetet shëndetësore në enklavën palestineze, e cila kontrollohet nga grupi islamik Hamas, thanë se një vajzë pesëvjeçare ishte në mesin e 15 personave të vrarë në bombardimet izraelite, duke shtuar se më shumë se 120 të tjerë janë plagosur.

Sulmet e vazhdueshme të Izraelit po përballen me breshëri raketash nga pala palestineze, duke nxitur frikën e një përsëritjeje të një konflikti 11-ditor që shkatërroi Gazën në maj të vitit 2021.

Jeta e përditshme në enklavë është ndalur, ndërsa shpërndarësi i energjisë elektrike tha se stacioni i vetëm i energjisë u mbyll.

Kjo, për shkak të mungesës së karburantit pasi Izraeli mbylli pikat e tij kufitare.

Civilët në anën izraelite ndërkohë u strehuan në strehimoret e sulmeve ajrore, por nuk pati raportime të menjëhershme për viktima.

2 Komente

  1. T
    T

    A so coj ndihma amerika per palestinezet ne arme e municione qe te luftojn uzurpuesin izraelit? Apo vetem per ukrainen duhen ndihma? Ah po harrova keta po vrasin femij e pleq palestinez. Se Mo's u vra ndonje ukrainas ,qe te behej nami ne CNN SE si Putin po zhduk "demokracine"ukrainase. Ja kjo eshte pafytyresia e Amerikaneve dhe Europe's bashke.

    1. q
      qe te kuptosh

      Izraeli nuk ka pushtuar asgje, vetem ka CLIRUAR territore, te cilat kane qene te pushtuara nga romaket, nga arabet, nga kryqtaret, nga osmanet, nga anglezet! Palestina eshte atdheu i lashte i hebrenjve dhe per kete nuk ka asnje dyshim nga pikepamja historike. Jeruzalemi eshte kryeqyteti i hebrenjve, i ndertuar 6 mije vjet me pare nga izraelitet. Kushdo tjeter qe ka ardhur apo banon aty eshte ARDHACAK DHE PUSHTUES i atij qyteti te lashte. Ajo xhamia Al Aqsa eshte ndertuar gati 1.700 vjet me vone se Tempulli Hebraik, prej te cilit ka shpetuar vetem Muri i Loteve. A e kuptoni!? Islamiket shkuan pushtuan Jeruzalemin, qe atehere kishte 5 mije vjet qe ekzistonte dhe pikerisht ne vendin e shenjte te izraeliteve, ne Malin e tempullit shkuan dhe ndertuan nje xhami. Mire qe e pushtuan, po pse shkuan dhe e ndertuan pikerisht aty!? Nuk kishte vend tjeter ku mund te ndertonin nje xhami!? Aaaaa aty ne Jeruzalem kishte qene per "pushime" ai Muhamuti, kur e kishin perzene familja e tij nga Arabia! Kete pune kane bere islamiket, shkonin pushtonin nje vend, shkaterronin sinagogat dhe kishat dhe ne vend te tyre ndertonin xhami. Si puna e gozhdes se Nastradinit dhe pastaj ashtu si sot, kerkojne Jeruzalemin lindor! Fiksojeni ne tru qe Palestina eshte nje HAPESIRE GJEOGRAFIKE, ku populli me i lashte aty jane hebrenjte! Te gjithe te tjeret qe mund te jetojne aty jane te mevonshem, te ardhur aty me vone se hebrenjte. Kete te mos e harroje askush! Nuk ka "palestineze", por arabe te Palestines, te cilet jane te ardhur ne Palestine, shume e shume me vone se hebrenjte vendas. Ashtu sikur serbet e Illirise nuk jane "ilire" por ardhacake ne Illiri. Arabet erdhen ne Palestine, ashtu sikur serbet erdhen ne Illiri! Nese shqiptaret pasardhesit e ilireve, nje dite do shkojne te marrin qytetin ilir te Nishit, kjo do quhet CLIRIM i Nishit dhe jo "pushtim" i Nishit. Qarte!? Ashtu edhe izraelitet e CLIRUAN Jeruzalemin, jo "e pushtuan". Qofte e bardhe dita kur shqiptaret te behen te forte dhe te vendosin drejtesine historike, ashtu si izraelitet!

    Lini një Përgjigje