Kamerat kapin momentin kur Macron i jep Bidenit "lajmin e keq": Kujdes se ka gazetarë

28 Qershor 2022, 15:41Bota TEMA

Kamerat kapin momentin kur Macron i jep Bidenit "lajmin e keq": Kujdes

Presidenti amerikan Joe Biden dhe ai francez Emmanuel Macron po bisedonin për krizën e naftës, por për fat të keq biseda e tyre “u kap mat” nga kamerat.

Edhe pse këshilltari i Bidenit për sigurinë kombëtare, Jake Sulivan paralajmëroi liderët për gazetarët, ishte shumë vonë pasi fjalët e Macron ishin dëgjuar.

Biden dhe Macron po flisnin  për krizën e naftës ndërsa ishin vetëm disa metra larg gazetarëve. Kur këshilltari i Biden pa gazetarët duke filmuar në atë moment, e ndërpreu menjëherë Macronin dhe i tha: Kujdes, kamerat po regjistrojnë. Ndoshta duhet të vazhdoni brenda.

Edhe pse liderët e ndërprenë fjalimin e tyre disa nga fjalët e Macron ishin dëgjuar.

Sipas New York Post, lideri francez iu referua një takimi që pati me liderin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed al-Nahyan.

“Unë fola në telefon me të. Ai më tha dy gjëra. E para është kapaciteti maksimal i prodhimit dhe e dyta çmimi. Sauditët mund ta rrisin çmimin pak më shumë, por ata nuk kanë kapacitet, të paktën për një periudhë gjashtë mujore nuk pritet të ketë ndonjë ndryshim.”

Këto ishin fjalët e Macron që u dëgjuan dhe nga gazetarët.

Lajmi i dhënë nga Macron u interpretua  si “lajm i keq” në shtypin amerikan. Gjatë vizitës së tij në Arabinë Saudite muajin e ardhshëm, presidenti Biden pritej të takohej me zyrtarë arabë dhe të merrte hapa për të ndihmuar në zbutjen e rritjes së çmimit të naftës që lidhet me pushtimin e Ukrainës. 

Rritja e çmimeve të naftës në SHBA po kontribuon në inflacionin më të keq që nga viti 1981, ndërsa ul votën e besimit të Presidentit Joe Biden.

 

7 Komente

  1. e
    enter""

    Funderrinat!!!

    1. A
      ABC

      Në të njëjtën kohë Rusia ka dyfishuar të ardhurat e saj vjetore nga shitja e gazit dhe naftës si pasojë e "sanksioneve" të vëna nga këta. Europës po ja ulin brekët dhe po ja ....... me ngadalë.

      1. S
        Spak

        I thoni Saliut dhe funderiave te tij se ne disa shtete te Amerikes 1 gallon vajti $7.5! Dilni ne proteste ne daten 7 Korrik! Jeni te gjithe saliniste,injorante dhe hajdute vrases!

        1. N
          Niku

          Plehra qe vetem show dine te bejne.Turp per Ameriken me kete president merhum qe e vune si kukull njerez qe nuk i dhimset Amerika.

          1. N
            Niko trampisti

            Niko, mos ngaterro fikun me dickun plako!! Kete e vendosem amerikanet per te hequr qafe ate kllufin qe vune ruset. Ti ngaqe je miop, nuk ke si shkon me larg se hunda jote m shikim. Mos u ngaterro here tjeter zonjush Nikoleta, qe te gjatin deri ne stomak ta mbeshteta.

          2. l
            lexuesi

            Po edhe ketu komentojne pederastat ruse?

            1. A
              Anti BQ,LGBT

              Film Amerikano-cifut me skenar dhe staf medioker.Sa jane shtuar keta kryetaret e qeverive me hormone femerore si puna e Macron,Trudeau,Stolz po ashtu edhe kryetare qeverive me hormone mashkullore si ajo e Finlandes.

              Lini një Përgjigje