Kontrollohet nga rebelët opozitarë, qeveria siriane bombardon qytetin e prekur nga tërmeti

7 Shkurt 2023, 18:10Bota TEMA

Kontrollohet nga rebelët opozitarë, qeveria siriane bombardon qytetin

Qeveria siriane bombardoi një zonë të vendit të kontrolluar nga opozita menjëherë pas tërmetit.

Lajmin e ka bërë të ditur qeveria e Mbretërisë së Bashkuar përmes deputetes Alicia Kearns, e cila kryeson Komitetin e Punëve të Jashtme.

Sekretari i Jashtëm James Cleverly kritikoi regjimin e Asadit për “bombardimin plotësisht të papranueshëm”.

Cleverly tha: “Zonja Kearns ka absolutisht të drejtë kur theksoi se ‘bombardimet e këtyre zonave menjëherë pas kësaj fatkeqësie natyrore janë plotësisht të papranueshme’”.

“Fatkeqësisht, kjo flet për një model sjelljeje të gjatë nga regjimi i Asadit, një regjim që ne e dënojmë, e kemi sanksionuar dhe do të vazhdojmë ta sanksionojmë, duke punuar me miqtë dhe partnerët tanë ndërkombëtarë për të provuar dhe parandaluar shfaqjen e sjelljeve të tilla”, shtoi ai.

Pjesa më e madhe e Sirisë është shkatërruar nga vitet e luftës civile dhe kontrolli i kontestuar i territoreve pranë kufirit me Turqinë.

Ndërkohë nga tërmeti i ditës së djeshme rreth 1300 persona kanë humbur ejtën dhe janë plagosur mijëra të tjerë, ndërkohë që numri pritet të rritet në orët në vijim, pasi një pjesë e madhe e njerëzve ndodhen nën rrënoja.

1 Komente

  1. a
    adi

    ky eshte aleat i putanit

    Lini një Përgjigje